Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Pse më tret ëmbëlsisht…

Image may contain: Mimoza Bici, stripes, closeup and indoor

Mimoza Bici

Hej heeeeej….
kush je ti filiz i njomë
freskon rrënjët e mia tek këputen!!!
Në je hija e djallit
pse më tret ëmbëlsisht
mes dëshirash fshehur
hojesh shpirti
dhe tani…
Frika
ah, kjo frikë
se nesër nuk do mundem të marr frymë
po pikon nektar hojesh.

Sa e vogël paskam qenë
sa e vogël
sa po të gllabëroj ty!!!
Si?
Sa e qetë paskam qenë
sa e qetë
sa po të trazoj ty!
Si?

(M. Bici. Poezi nga cikli i poezive “Për të gjithë të pafajshmit” . Tiranë, prill 2020)

Please follow and like us: