Albspirit

Media/News/Publishing

Kaltrinë E. Uka: Klithma e Mitrovicës

Image may contain: Kaltrinë E. Uka, closeup

 

Mbi tokë shtrihen hapat ogurzi
tallen me durimin e çelikt e të hekurt.

Turret orëliga kryezezë e motmotit
na u dashka të bëhet krushk

ta nusërojë të Bukurën e Dheut
e pangishmja e egër ta ndezë festimin

ta përvjedhë të lashtën, djersën e gjakun
ta këndojë me kangën e vet

lehtë shumë lehtë tamblin e buzëve
t’ia marr. Ibri, qafëgjati, shungullohet.

Gjysma tjetër, gajaset, klith:
Mos, gjysmën time, mos.

Please follow and like us: