Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi sjell në një libër Sigurimin e Shtetit në Librazhd (3)

Bedri Blloshmi tregon kalvarin në burgje: S' i fal! Më morën jetën

  1. Përpjekja për ngritjen ideopolitike, profesionale, arsimore dhe ushtarake të kuadrove te Sigurimit

 

Për të përballuar me sukses luftën kundër armiqve të klasës të brendshëm e të jashtëm, Partia i kushtoi rëndësi të veçantë problemit të ngritjes ideopolitike, profesionale, ushtarake e arsimore të kuadrit. Ashtu si në sektorët e tjerë të jetës e aktivitetit të vendit tonë gjatë kësaj periudhe, edhe në organet e Sigurimit të Shtetit kuadrot erdhën nga rrjeshtat e ushtrisë partizane. Partia orientonte që në organet e sigurimit të caktohen njerëz me partishmëri të lartë, besnike deri në vdekje të Partisë, guximtarë dhe të vendosur për të përballuar çdo sakrificë për çështjen e popullit e të Partisë, cilësi këto që e kanë karakterizuar gjithnjë popullin shqiptar. Është e kuptueshme që në ato kushte të viteve të para të pas çlirimit, niveli ideollogjik e arsimor dhe profesional i kuadrove nuk ishte në shkallën që kërkohej, ai nuk i përgjigjej sa duhej luftës dhe veprimtarisë armiqësore që elementi armik i brendshëm dhe i jashtem zhvillonte ndaj nesh. Gjendja e kuadrit të sigurimit të Librazhdit ishte: 3 me arsim të mesëm, 4 me arësim fillor, 4 analfabetë. Me qëllim që të kuptoheshin e vlerësoheshin sa më me objektivitet situatat operative që lindnin njëra pas tjetrës, organizatat bazë të Partisë morën masat e nevojshme, caktuan detyra konkrete dhe ndoqën realizimin e tyre, për edukimin ideollogjik, arsimor e profesional të komunistëve e kuadrove. Këtë nevojë e diktonte jo vetëm situata konkrete e krijuar dhe makinacionet që armiku i klasës organizonte ndaj nesh, por edhe vetë dinamika e zhvillimit e zgjerimit të organeve tona. Kështu kohë pas kohe me qëllim që të realizoheshin sa më mirë detyrat që Partia u rigarkonte organeve tona, lindi nevoja e krijim it të sektoreve të rinj, prefeksionimi gjithnjë në rritje të formave e metodave të punës të organeve të sigurimit të shtetit. Prandaj gjatë kësaj periudhe, veç punës ideopolitike e arsimore që zhvillonte organizata bazë e Partisë; pranë seksionit të Mbrojtjes së Popullit kishte dhe një instruk tor politik i cili në kuadrin e realizimit të detyrave që vinte organizata bazë e Partisë, ai organizonte punën ideopoli tike me komunistet e kuadrot, zhvillonte tema politike, të aktualitetit ndërkombëtar, për problemet shoqërore, të jetës e rolit të familjes socialiste etj. Në të njejten kohë organizata bazë e Partisë ndiqte zbatimin e detyrave të hartuara nga ana shtetërore për edukimin profesional e ushtarak të kuadrove. Për këtë u zhvilluan disa tema në punën profesionale që kishin të bënin me njohjen e formave e metodave të veprimtarisë armiqësore që elementi armik zhvillonte ndaj nesh, të njohjes më të mirë të armikut për ballë, kjo edhe për faktin që rrethi i Librazhdit është rreth kufitar, për njohjen e zbatimin e normave të punës të organeve të sigurimit etj.

Meqënë se gjatë kësaj periudhe në mënyrë të theksu ar u vërejt tendenca e elementit armik, i cili për të shpëtuar lëkurën bënte lloj-lloj makinacionesh e veprimesh me qëllim që të kompromentonte organet tona, lindi nevoja e kuptimit më të thellë e ndërtimit më të drejtë të maredhenieve tona në veçanti me elementë të tillë. Veç punë bindëse e sqaruese që u bëri në mënyrë individuale e kolektive, u zhvilluan edhe disa tema e zbërthime teo rike të cilat bënin fjalë për ruajtjen e pastërtisë të figures morale nga ana, e punonjësve të organeve tona, për një lidhje më të ngushtë me popullin, i cili ka qënë dhe do të jetë gjithmonë burim i sukseseve të punës tonë. Përveç punës edukuese që zhvillohej në veçanti në kuadrot e sigurimit, ata mernin pjesë edhe në format e leksionet që zhvilloheshin në teren nga grupet e agjitatorëve nën drejtimin e Partisë. Kjo bënte që jo vetëm të zgjeronin më shumë horizontin politiko-ideollogjik dhe arsimor të tyre, por meqënëse temat ilustroheshin me shembuj konkretë duke shtruar detyra për zonën ku ato zhvilloheshin, kuadrove të organevët tona iu dha mundësia të rinjohin më mirë edhe situatën në bazë duke tërhequr në mënyrë efikase mendimin e kontributin e masës në luftën kundër veprimtarisë armiqësore e keqbërëse.

Një punë e madhe edukuese e sqaruese u bë me kuadrot gjatë viteve 1947-1948, kohë në të cilën u demaskua vija trockiste e armikut të Partisë e popullit tonë, agjentit të UDB-së jugosllave Koçi Xoxe. Gjatë mbledhjeve dhe analizave që u zhvilluan për demaskimin e veprimtarisë së tij armiqësore u nxuarën edhe dobësitë e tëmetat e punës të organeve tona si dhe u përcaktuan detyrat për evitimin e tyre në kohë. Gjatë kësaj periudhe si rrjedhim i frymës trockiste që ishte përpjekur të diktojë në punën e organeve tona armiku Koçi Xoxi, i cili kërkon te që të shkëpuste organet e sigurimit nga udhëheqja e Partisë, pati raste ndonëse të shkëputura të dobesimit të lidhjeve me popullin të keqsjelljes me të. Prandaj lindi nevoja e organizimit e zhvillimit të një pune edukuese e sqaruese për forcimin e çelnikosjen e lidhjeve me popullin, për forcimin e rolit udhëheqës të Partisë në jetën e veprimtarinë e organeve tona.

 

KREU III: Lufta e organeve të Sigurimit në rreth, kundër zbulimeve armike dhe armiqve të klasës në vitet 1949-1955

 

  1. Situata në rreth

Sukseset që u arritën në vitet e para pas çlirimit do të ishin edhe më të medha, po të mos ishte ndërhyrja e hapët e revizionistëve jugosllavë në punët e brendshme të Partisë e shtetit tonë. Siç dihej, jugosllavët nëpërmjet agjentit të tyre kryesor Koçi Xoxe u përpoqën me të gjitha mënyrat për të gjunjëzuar Partinë tonë dhe veçanërisht për izolimin dhe më vonë eleminin e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH shokun Enver Hoxha. Me gjithë kushtet e rënda që u krijuan për Partinë e popullin tonë nga veprimtaria e grupit armiqësor trockist me në krye Koçi Xoxen, Partia e jonë e zbuloi dhe e goditi në kohë këtë grup armiqësor. Shoku Enver Hoxha me një principalitet të lartë marksist-leninist me guixim të madh revolucionar, besnik deri në vdekje i Partisë e popullit, i i marksizëm-leninizmit, me zgjuarsi e durim, shpëtoi Partinë dhe vendin tonë nga kthetrat e revizionistëve jugosllavë duke mos u gjunjëzuar për asnjë çast para udhëheqjes revizioniste jugosllave, por përkundrazi duke qëndruar në vijën e parë të luftës kundër revizionizmit e imperi alizmit.

Për të gjitha ndërhyrjet e jugosllavëve në punët e brendëshme të Partisë e të shtetit tonë, Komiteti Qëndror i PKSH nuk ishte përkulur në këtë luftë, por kishte luftuar me guxim brenda normave e parimeve të marksizëm-leninizmit. Ai vuri në kohë në dijeni Josif Visarionoviç Stalinin. Atëherë Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste (Bollshevike) të BS mbasi studjoi gjendjen e krijuar në Partinë Komuniste Jugosllave, me 4 maj 1948, i dërgoi një letër Komitetit Qëndror të PKJ ku i tërhiqej vëmend ja për shkarje nga binaret e marksizem-leninizmit për oportunizëm dhe rënien në prehrin e imperializmit. Par tia jonë e ndihmuar dhe nga këto letra, luftoi me heroizëm për shpartallimin e veprimtarisë armiqësore të udhëheqjes jugosllave ndaj vendit tonë. Për këtë qëllim u mblodh Pleniumi XI- të i KQ, i cili analizoi gabimet që ishin bërë dhe përcaktoi vijën që duhej të ndiqte Partia jonë. Në të njejtën kohë u dënua me forcë qëndrimi armiqësor i revizionistëve jugosllavë ndaj vendit tonë si dhe e bash këpuntorëve kryesorë të tyre në gjirin e Partisë tonë Koçi Xoxe e Pandi Kristo etj. Pas këtyre ngjarjeve, Mbledhja e Byrosë Informative, dënoi botërisht klikën titiste si ag jenturë e imperializmit e cila kishte sjellë dëme të mëdha lëvizjes komuniste botërore në përgjithesi dhe vendeve socialiste e kryesisht vendit tonë në veçanti.

Gjithashtu Kongresi i Parë i PKSH i cili u mblodh në muajin nëntor të vitit 1948, dënoi edhe një herë me force ndërhyrjen jugosllave ndaj vendit tonë duke e përcaktuar e cilesuar si armike të marksizëm-leninizmit dhe agjenturë në shërbim aktiv të imperlalizmit e reaksionit ndër kombëtar. Kongresi shënoi kthesën e madhe historike për Partinë e popullin tonë, ai spastroi punën e Partisë nga metodat trockiste, nga shtrëmbërimet që ishin bërë në aparatin shtetëror të vëndit tonë e kryesisht në punën e drejtimin e organeve të sigurimit të shtetit të cilat në disa raste ishin vënë mbi Partinë. Kongresi i Parë i Partisë caktoi vijën dhe vuri mbi baza të shëndosha marksiste-leniniste gjithë punën e Partisë të organeve shtetërore dhe ekonomike duke përcaktuar drejt dhe qartë rrugën e ndërtimit të socializmit e komunizmit në vendin tonë. Në kuadrin e detyrave e vendimeve që mori Kongresi, një vëmendje të veçantë i kushtoi punës dhe rrolit që duhët të luajnë organet e sig urimit të shtetit, të cilat ishin prekur më shumë se çdo sektor tjetër nga ndërhyrja e jugosllavëve dhe veprimtaria armiqësore e trockiste e Koçi Xoxes. Për këtë Kongresi theksoi që:

“Partia të punojë që arma e sigurimit të shtetit të forcohet sa më tepër, sepse ajo është arma e dashur e pushtetit që drejtohet nga Partia, që ruan Partinë e pushtetin nga puna armiqësore e armiqve të jashtëm e të brendshëm”.

Për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Parë të PKSH si dhe për të futur në rrugë të drejtë organet e Sigurimit të Shtetit; Komuniteti Qendror i PKSH ngarkoi me detyrën e Ministrit të Punëve të Brendëshme udhëheqësin e talentuar, trim dhe besnik ndaj marksizëm-leninizmit, anëtarin e Byrosë Politike shokun Mehmet Shehu. Gjatë kësaj periudhe edhe në rrethin e Librazhdit, ashtu si në mbarë vendin tonë, dukej influenca dhe pasojat e ndërhyrjes armiqësore të udhëheqjes jugosllave dhe e veprimtarisë armiqësore e trockiste e Koçi Xoxes e grupit të tij. Kjo u vrejt në disa drejtime si psh. rritjen e numurit të komenteve armiqësore, bile edhe në forma të organizuara që zhvilloheshin gjatë kësaj kohe, më e theksuar ishte në zonën e Quksit ku qarkullonin e vepronin më shumë diversantët. Agjentura jugosllave mundi të futet e të krijoje bazat e veta në vendin tonë, një pjesë e mire e fshatrave ishin të influencuara nga mbeturinat e Ballit Kombëtar, ndërsa fshatrat Neshtë, Prevall e Lunik ishin nën influencën e legalitetit. Deri në këtë kohë ishin cilësuar 62 familje kulakesh dhe punohej për studimin e hollësishëm të gjendjes ku po zbuloheshin edhe elementë të tjerë armiq si lidhje të bandave e diversantëve, mbeturina të organizatave tradhëtare etj. Karakteristika e kësaj periudhe është se si rezultat edhe i veprimtarisë nxitëse që zhvillonte zbulimi jugosllav, kishte shume elementë me tendenca arratisje, dobësi kishte edhe në drejtim të ruajtjes së sekretit. Komentet armiqësore që zhvilloheshin si objektiv kryesor kishin goditjen e vijës së Partisë e udhëheqjes së saj, por drejtoheshin edhe në drejtim të rendit ekonomik duke iu kundërvënë reformave që merrte pushteti popullor gjatë kësaj periudhe.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe u arratisën Hamit Luka dhe Islam Biçaku. Gjatë viteve 1949-1951 në rrethin tone ka hyrë banda e Isak Allës e cila qëndroi disa kohë, ndërsa në vitin 1952 ka qarkulluar e qëndruar disa herë në zonën e Quksit dhe të Mokrës në rrethin e Pogradecit diversanti Bardho Leka. Edhe nga agjentura ekzistuese e organeve të sigurimit të shtetit, një numër i konsiderushëm i kësaj, gjatë kësaj periudhe, filloi të dinsinformojë ose të pro vokonte fenomene këto që e dëmtonin punën e organeve të Sigurimit. Duhet theksuar se kontabilitetin e punës të agjenturës e cila edhe lëvizja e saj nga një punëtor operativ tek tjetri, kjo bëhej për shkak të lëvizjeve të shpeshta, pa kriter dhe të tepruara të punëtorëve operativë nga një zonë apo sektor në tjetrin. Një punë e mpreftë e veprimtarisë armiqësore gjatë kësaj periudhe ishte edhe sabotimi dhe kundërvenia që i bënte elementi armik urdhëresave e udhëzimeve të qeverisë siç ishin psh. për faljen e ndonjë tatimi. Këtë elementi armik e shfrytëzonte sidomos në pragun e zgjedhjeve të ndryshme që bëheshin duke propaganduar se këto falje shteti i bën për të zbutur popullin që t’i japing votat për kandidatët që do të zgjidheshin. Agjentura që mbahej në lidhje nga organet tona si rezultat edhe i presionit të armikut të jashtëm, aty-këtu filloi të tradhëtojë, ishin bërë rekrutime pa kriter dhe të pa studiuara mirë. Të ndodhur përpara kësaj situate, organeve të Sigurimit të Shtetit u dilnin detyra të rëndësishme për të përballuar me sukses i fituar mbi veprim tarinë armiqësore që zhvillonte elementi armik. Këto detyra lidheshin organikisht e vareshin nga njëra-tjera duke filluar që nga struktura e organeve të Sigurimit e cila duhej t’i përgjigjej situates së krijuar dhe formave e metodave të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse që zhvillonte armiku i jashtëm dhe i brendshëm, e deri tek ndjekja e problemeve në mënyrë rithmike duke u dhënë përparësi atyre më kryesore.

Detyrë e rëndesishme për: organet e sigurimit vazh donte të mbetej likujdimi dhe asgjesimi i diversantëve, forcimi i punës agjenturalo-operative sidomos në zbu limin, evidentimin e përpunimin e bazave e strehu esëve të diversantëve duke synuar që për çdo bandë të bëhen rekrutime me material shtërngues, duke mbulu ar më mirë me agjenturë paralele përpunimet aktive që ndiqeshin aktualisht etj.

 

  1. Masat që u morën për forcimin e mëtejshëm dhe ngritjen organeve të Sigurimit në rreth

 

Detyrat që vuri Kongresi Parë i PKSH për organet e sigurimit të shtetit, ashtu si për gjithë sektorët e sferat e jetës së vendit tonë, mbetën në historinë e tyre si një eveniment i rëndësishëm që shënuan kthesën e madhe historike që u bë në ato vite për spastrimin e formave të punës së tyre nga metodat trockiste e armiqësore që më parë zhvillonin. Ashtu si në linjat e drejtimet e tjera të punës së organeve tona, kjo frymë kishte hyrë edhe në strukturën e tyre e cila nuk i përgjigjej sa e si duhej situatës konkrete që kalonte rrethi i Librazhdit. Në muajin nëntor të vitit 1948, u krijua Dega e Punëve të Brendshme Librazhd, në organikën e të cilës bënin pjesë: Kryetari i degës me dy zëvëndësat e tij (njëri për Sigurimin dhe tjetri për Policinë). Brenda degës funksion onin tre sektorë ndër të cilët sektori i pare i cili merrej me zbulimet e huaja kapitalisto-revizioniste, sektori i katërt, drejtonte e organizonte punën në luftën që zhvillohej për zbulimin dhe asgjësimin e bandave dhe sektori i pestë, i cli organizonte punën agjenturalo-operative në drejtim të kundërzbulimit të kufirit.

Përsa i përket terenit, puna organizohej në bazë zone, rrethi i Librazhdit ishte ndarë në tre zona të cilat ishin: zona e Qëndrës, Quksit dhe Çermenikës. Në këto zona puna agjenturalo-operative organizohej e drejtohej me nga një punëtor-operativ për çdo zonë. Kjo strukturë ka qëndur deri ne vitin 1950, kohë në të cilen u realizua kthe sa e madhe historike e Partisë të cilën e theksoi Plneiumi i XI-të i KQ të PKSH dhe Kongresi Parë i Partisë. Patjetër që në përshtatje edhe të kushteve te krijuara, në punën e organeve tona kthesa duhej realizuar që në strukturën e tyre.

Në muajin janar të vitit 1950, dega e punëve të brend shme Librazhd u suprimua dhe mbeti vetëm një postë policie e cila varej nga Qarku i Elbasanit. Edhe postat që u krijuan në Qukës e Floq vareshin nga Qarku i Elbasanit, ndërsa posta tek ura e Murrashit për arësye se kishte efektiv të pakët në numur, varej nga posta e qendrës Li brazhd. Në këtë kohë zona e Rrajcës, e cila ishte lokalitet me vehte, varej nga rrethi i Pogradecit. Kjo strukturë qëndroi deri në muajin shtator të vitit 1953, kohë në të cilën u riorganizua dega e punëve të brendëshme Librazhd e cila varej nga Drejtoria e Punëve të Brendëshme të Qarkut të Elbasanit. Organika e degës në këtë kohë përbëhej nga kryetari degës me dy zëvendës-kryetarë (për sigurimin, policinë) si dhe 4 puntorë operativë të ndarë sipas lo kaliteteve. Lokaliteti i Rrajcës tani u shkëput nga rrethi i Pogradecit dhe varej nga rrethi i Librazhdit. Nuk kishte sektor të veçantë mbasi veprohej dhe varej për çdo gjë nga qarku i Elbasanit.

Periudha që përfshihet midis viteve 1949-1955, ka qenë një periudhë mjaft e madhe e veprimtarisë armiqësore në drejtim të vendit tonë. Kjo për faktin se krahas agjenturave të zbulimeve kapitalisto-revizioniste që vepronin kundër RPSSH, tani u intensifikua akoma më shumë veprimtaria armiqësore e UDB-së jugosllave. Gjithashtu nuk ishin likujduar përfundimisht bandat e armatosura që vepronin brenda vendit tonë, në përbërjen e të cilave kishte kriminelë lufte. Demaskimi i klikës së Titos si agjenturë në shërbim direkt të imperializmit, bëri të mundur gjallërimin e reaksionit te brëndshëm, i cili shpresonte se meqë Shqipëria mbeti e rrethuar nga imperialistët e re vizionistet nuk do të ishte në gjendje të qëndronte më pa rënë në kthetrat e këtyre shteteve. Vend të rëndësishme në këtë veprimtari armiqësore zinte elementi kulak dhe ai i klasave të përmbysura. Deri në këtë kohë ishin evidentuar 67 familje kulakësh si dhe 468 persona ishin pa triska fronti. Në këtë kohe lindi nevoja e forcimit të punës agjenturalo-operative në drejtim të këtyre elementeve meqënëse edhe agjentura e ngritur në drejtim të tyre ishte e pakët në numur si dhe nuk ishte studiuar sa duhet, prandaj lindi nevoja e një studimi më të hollësishëm të ketij drejtimi nga zhvillohej veprimtaria armiqësore. Ishin këto arsyet që Partia që në Kongresin e Parë dhe vazhdimisht lëshonte direktiva dhe udhëzime të here pas herëshme për kualifikimin e mëtejshëm të punës së organeve të Sigurimit të Shtetit duke synuar për ta vënë atë mbi baza shkencore. Hapat e para për këtë ishte kual ifikimi i agjenturës dhe i punës që duhej zhvilluar me të, organizimi i kombinacioneve agjenturale etj. Kupto het që kjo ishte një punë fillestare e cila kishte filluar që në vitin 1948, por mbas likujdimit të formave të punës trockiste që kishin zënë vend në disa raste në punën e organeve tona, një rëndësi të dorës parë mori puna për kategorizimin dhe kualifikimin e agjenturës. Aktualisht ajo duhej vënë mbi baza shkencore duke duke i’u përgjigjur sa më mirë dhe në kohë veprimtarisë armiqësore që zhvillohej kundër nesh.

Pikërisht në këtë periudhë u bë kategorizimi i agjenturës në agjent, rezident dhe informator. Rekrutimi i agjenturës në shumicën e rasteve u bë nga radhët e el ementit armik të cilët ishin të implikuar ose nga rrethi miqësor i tyre. Rekrutimi i tyre bëhej mbi bazën e materialit kompromentues me forcë ligjore. Veç kësaj rëndë si iu kushtua edhe shtimit të numurit të informatorëve dhe krijimit të rezidenturave. Nevoja e rritjes të numurit të bashkëpuntorëve u pa e lidhur edhe me mundësinë e mbulimit të përpunimeve ekzistuese me agjenturë si dhe e atyre që do të hapeshin në perspektivë. Kështu në fund të vitit 1955, kishte 126 përpunime aktive të cilat mbuloheshin me 143 bashkëpuntorë të kategorive të ndryshme, 25 prej të cilëve ishin rezidentë. Po në këtë periudhe u percaktua edhe kategorizimi i elementit armik sipas shkallës së aktivitetit armiqësor që ka zhvilluar ose zhvillonte aktualisht. Së pari u krijuan dhe emërtuan përpunimet aktive 2/A të Cilat përfshinin të gjithë ata elementë qe zhvillonin aktualisht veprimtari Armiqësore e cila ishte vërtetuar në rugë operative si dhe ata persona të cilët kishin kryer krime gjatë luftës dhe punohej për verifikimin e krimeve që kishin kryer.

Në kategorinë 2/B përfshiheshin ata elementë të cilët kishin një të kaluar që kishin zhvilluar aktivitet armiqësor, aktualisht nuk zhvillonin por në situata opportune mund të aktivizoheshin në veprimtarinë armiqësore kundër pushtetit popullor. Karakteristike e kësaj periudhe ishte se veprimtaria armiqësore zhvillohej nga elementë të rinj një pjesë e të cilëve nuk vinin nga radhët e kontigjenteve armike. Kjo ndodhi për faktin se për një farë kohe agjentura armike e në veçanti ajo e zbulimit jugosllav i’u shmang përkohesisht elementit që ishte kompromentuar me kohë. Kjo bëhej me qëllim që të çorientoheshin organet e Sigurimit të Shtetit duke mos ditur ku do ta ndërtonin punën e tyre. Por organet e sigurimit të shtetit nën udhëheqjen e Partisë dhe duke forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me popullin jo vetëm që nuk u çorientuan, por e ndërtuan drejt dhe në kohë punën e tyre për zbulimin, dokumentimin dhe ndërprerjen e veprimtarisë armiqësore e keqbërëse. Edhe elementët që u arratisën, pjesa më e madhe ishin në moshë të re dhe që vinin nga radhet e elementit të pa kompromentuar. Prandaj organet e sigurimit e shtuan rrjetin agjentural duke mos lënë fshat të pa mbuluar, çelën 18 përpunime paraprake për të cilët kërkohej të vërtetohej në rrugë operative veprimtaria armiqësore që ata zhvillonin. Giithashtu pjesa më e madhe e elementit sidomos ai që zhvillonte aktivisht veprimtari armiqësore, u lidh direkt me zbulimet e huaja kapitalisto-revizioniste, konkretisht për rrethin tonë u lidh me zbulimin jugosllav. Edhe bandat e kriminelëve të cilët deri në vitin 1948, qarkullonin brenda vendit në mal; me tradhëtinë e klikës titiste u aratisën në Jugosllavi ku mbasi u vunë në shërbim direkt të UDB-së jugosllave u përdorën si banda diversantësh të cilet futeshin në teritorin e rrethit tonë me detyrë që të aktivizonin elementin armik që ndodhej brenda vendit, me piksynim që mbasi ta pregatisnin, ta organizonin duke e hedhur në luftë për përmbysjen e pushtetit popullor. Ata elementë që mbetën ilegalë brenda vendit bënin të gjitha përpjekjet që të arratiseshin jashtë shtetit duke synuar që të shkëputnin sa më shumë element të shëndoshë që s’i ndante asgjë me Partinë e pushtetin popullor dhe të arratiseshin bashkë me ta. Kjo, nga njëra anë kishte si qëllim që të arrinte mosbesimin e panikun në popull ndaj pushtetit popullor, dhe nga ana tjetër të shtoheshin sa më shumë radhët e elementit armik.

 

  1. Lufta kundër bandave

Një nga detyrat kryesore të organeve të sigurimit të shtetit të deges të punëve të brendshme Librazhd, ishte që në radhë të parë të likujdonin ato banda apo element te shkëputur që akoma qarkullonin në mal brenda vendit. Për të realizuar si duhet këtë detyrë, fillimisht u bë studimi i kandidatëve të përshtatshëm të cilët implikoheshin në veprimtarinë armiqësore por jo kryesorët të cilët nuk janë të predispozuar për të punuar me organet tona. Kryesisht u studiuan e propozuan për rekrutim elementë nga radhet e shtresave të bandave. Një ndër këta bashkëpuntorë ishte edhe informatori me pseudonimin “Thelbi” i cili filloi të raportonte për një bazë në qytetin e Elbasanit ku strehohej i arratisuri Emin Haxhi Musaj. Bashkëpuntori ishte dakord dhe çfaqi mendimin që ta merrte nga aty ku strehohej kjo bandë dhe ta sillte e dorëzonte në mënyrë sekrete pranë organeve tona, por në këtë kohë bp “Thelbi” mobilizonet ushtar. Atëherë ai jep mendimin se këtë detyrë mund ta kryente vëllai i tij, mendim i cili u pranua dhe pa humbur kohë organet tona proceduan për tërheqjen në bashkëpunim të tij të cilit iu vu pseudonimi “Roja”. Bp “Roja” megjithëse u dha fjalën organeve tona se bandën do ta dërgonte, ai nuk e mbajti premtimin. Ai kishte vajtur në Elbasan dhe kishte mar rë kriminelin të cilin e kaloi nëpër qytetin e Librazhdit, të veshur si fshatar dhe e çoi në shtëpinë e tij ku e stre hon në murin e dritares. Pastaj për të humbur gjurmët u raportonte orgeneve tona se Emin Haxhi Musaj ndodhej në fshatin Tufinë të Tiranës ku përgatitej të sulmonte qytetin e Tiranës.

Atëherë organet e Sigurimit duke dyshuar për këtë të dhënë muaren masa për të verifikuar se ku ndodhej krimineli që kërkohej dhe në bashkëpunim me degën e punëve të brendëshme Elbasan u bë arrestimi i vëllait të Eminit në Elbasan. Mbasi u zhvillua në hetuesi intensive si dhe duke e përpunuar në birucë, rezultoi të tregonte se krimineli që kërkohej ndodhej i strehuar në shtëpinë e bp “Roja” duke zbuluar edhe vendin ekzakt se ku ndodhej. Mbasi u konkludua plotësisht se bp “Roja” në pozita armiqësore (tradhëtie) u vendos që ky së bashku me bp “The1bin” (i cili ishte liruar nga ushtria) të arrestoheshin në mënyrë sekrete ku do të zhvillohej një hetuesi e shpejtë dhe intensive. Në fillim ai hezitoi të tregonte të vërtetën kur u vu para provave e fakteve kur ndër të tjera iu tregua edhe vendi se ku ndodhej krimineli, pranon duke thene “ju lumtë se qënkeni të zotët mbasi këtë çështje unë dhe gruaja e dinte, bile as vëllai tim (bp “Thelbi”) nuk ja kam treguar këtë gje, prandaj unë qysh sot e tutje do të punoj me gjithë shpirt me organet e Sigurimit të Shtetit”. Krahas kësaj u përpunua edhe kombinacioni për kapjen brënda natës të kriminelit. Për ketë u krijua grupi operativ nën drejtimin e kryetarit të degës. Me qëllim që operacioni të dilte me sukses u koordinua edhe me degen e punëve të brendëshme Elbasan, ku erdhi vetë kryetari i degës për të marë pjesë në operacion. Operacioni u krye në këtë mënyrë: Informatori “Thelbi” do të hynte në shtë pi dhe sipas parullës që i kishte lënë i vëllai, do t’i thoshte kriminelit të fshehur se u ka ardhur vëllai nga Elbasani me disa shokë për t›ju marrë që të kaloni bashkarisht në Jugosllavi, prandaj për këtë ju presim jashtë shtëpisë bashkë me vëllanë tim. Sipas këtij plani u veprua. Krim ineli doli nga shtëpia me revolen në dorë dhe kur afrohet tek grupi operativ ku ishte dhe bp “Roja”. Në këtë kohë bp “Roja” e godet me grusht, i hoqi armën dhe me shpejtësi u bë arrestimi i tij.

Kur do të nisej grupi operativ me të arrestuarin, nga ana e kryetarit të degës, iu tha të dy strehuesve të krim inelit “po të doni ta shlyeni fajin, e keni vetë në dorë”. Të nesërmen bp “Roja” kërkoi takim me kryetarin e degës ku ky i fundit mbasi i tha bp “Roja” se të katër vëllezërit i ke në burg dhe t’i si strehues kriminelësh e ke të pregatitur të gjithë matrialin për t›u futur ne burg ai disi i çorientuar ofroi mundësinë për të punuar sinqerisht me organet e sigurimit të shtetit. Atëherë u proçedua rregullisht dhe mbi bazën e materialeve që disponoheshin u bë rekrutimi i tij në kategorinë e agjentit.

Në takimin e parë bp “Roja” raportonte se ishte në Elbasan e u takua me një mikun e tij, i cili punonte si shpërndarës poste dhe ka lidhje me të arratisurit, ai më kërkoi ta ndihmoja për të kaluar ne Jugosllavi. Për këtë i u ngarkua detyra që të shkonte përsëri në Elbasan ku do të merrte takim me mikun e tij dhe do t’i thoshte se e kam gjetur personin që do ta përcillte për në Jugosllavi, bile do t’i thoshte se në shtëpi kam edhe Emin Hoxhën. Pastaj kur do të kthehej do të qëndronte në një vend të përshtatshëm në qytet dhe do të jepte shenjën për takim. Në qoftë se do të kishte sjellë të arratisur, bp do të vinte aq gishtrinj në faqe sa të arratisur kishte sjellë. Mbas tre ditësh bp “Roja” kërkon takim duke vënë pesë gishta në fytyrë, gjë që tregonte se kishte sjellë pesë të arratisur. Në takim ai raportoi: “Isha në Elbasan dhe u takova me mikun dhe së bashku shkuam në fshatin Godolesh. Atje u takova me bandën e Osman Doracit nga Elbasani e cila përbëhet nga 5 veta. Atyre unë u premtova se i kam mundësitë për t’ju përcjellë në Jugosllavi, mbasi aty do të takoheni edhe me Emin Hoxhë Musanë i cili do të vijë me ju në Jugosllavi. Mbasi ranë dakord për ato që diskutuan, i mora me vehte dhe fjetëm ne Gurakuq, ndërsa mbrëmë i kam sjellë në shtëpinë time. I kam lënë atje duke u mbyllur shtepinë me kyç nga jashtë me pretekst se duke qëne shtëpia e mbyllur, nuk dyshon njeri, ndërsa une jam larguar gjoja për të gjetur Eminin që ta bashkoj me bandën dhe së bashku të kalonin në Jugosllavi. Për këtë të dhënë të rëndësishme u njoftua Ministria e Punëve të Brendëshme e cila dërgoi menjëherë grupin operativ që drejtohej nga Rexhep Kolli. Në të njëjtën kohë iu kërkua ndihmë edhe degës punëve të brendëshme Elbasan ku erdhi vetë kryetari I degës bashkë me disa oficerë të policisë. Pastaj u përpunua plani që t›u hidhet nga bp “Roja” një sasi e nevojshme narkoze për ti vënë në gjumë dhe pastaj do të kryhej kapja e tyre. Për këtë u dërgua në Tiranë shoku Hekuran Pobrati, ndërsa grupi operativ u vendos në shtëpinë tjetër të bp “Roja” me qëllim që me të ardhur doza e nevojshme do ta hidhnin në ushqim. Por për atë natë ky kombinacion nuk u realizua mbasi narko za erdhi me vonesë dhe kështu u vendos që të përdorej natën tjeter. Ditën e dytë bp “Roja” u dha sasinë e nevo jshme të narkozës ku u udhëzua se si do ta hidhte në ush qime dhe mbasi do t’i zinte gjumi menjëherë do të njof tonte shokët e grupit operativ. Por edhe ky kombinacion nuk u realizua sepse vetëm njerin e zuri gjumi, ndërsa tek të tjerët nuk bëri efekt. Të ndodhur përpara kesaj situate bp “Roja” propozoi që bandën ta dërgonte në një stan në malin e Librazhdit (tek kasollete Çotës në Allagjesh) dhe atje do të organizohej rrethimi dhe kapja e tyre. Bp “Roja” mbasi mori udhëzim nga organet e sigurimit, e dërgoi bandën në një kasolle dhe u largua me pretekstin për të sjellë ndërmjetësin që do t’i kalonte në Jugosllavi. Njërin nga pjesëtarët e bandës që e kishte zënë gjumi, si rezultat i narkozës që kishte pirë në ushqim, e shoqëronte me kalë natën për në kasolle vëllai bp “Roja”, bp “Thelbi”, i cili u kap gjatë rrugës dhe u arrestua. Bp “Roja” me t’u larguar nga banda, erdhi dhe njoftoi se banda ndodhet brenda në kasolle të cilët prisnin pjesëtarin e bandës i cili kishte mbetur prapa si dhe ndërmjetësin i cili do t’i kalonte në Jugosllavi. Atëherë menjëherë u bë rrethimi i kasolles ku ndodhej banda. Dy shokë nga grupi i operacionit u afruan me kujdes dhe nga nji dritare që kishte kasollja u hodhi dy bomba ku të katër banditët i plagosën dhe pastaj u krye arrestimi i tyre. Në shtator të vitit 1949, bp “Roja” raportonte se Ramadan Bufinga fshati Fushëmbret i rrethit Elbasan, më kërkon t›i gjej një njeri për ta ndihmuar që të arratisej në Jugosllavi dhe se me vehte ka dhe Alush Pepën nga fshati Polis-Gurshpat. Mbasi u përcaktua data kur do të realiazohej arratisja, Ramadani kthehet në Elbasan, ndërsa bp “Roja” vjen në shtëpi dhe menjëherë merr takim me organet tona ku raporton për vendimin që ishte marrë dhe datën e caktuar kur do të arratiseshin Ramadani dhe Alushi.

Nuk kaluan shume ditë dhe Alush Pepa pa pritur datën që kishin vendosur për t’u arratisur, merr një pushkë me vehte të cilen e mbante të fshehur, largohet natën nga fshati dhe vjen ne shtëpinë e bp “Roja”. Këtu ai qëndroi tre ditë që të priste Ramadanin. Mbas tre ditësh Alushi i thote bp “Roja” që dil në Librazhd dhe informoju nëse është marrë vesh nga qeverija e populli se jam arratisur. Bp “Roja” menjëherë merr takim me puntorin operativ ku pasi i raportoi sa sipër nga ana e puntorit operativ i u dha detyra që t’i thoshte Alushit se nuk ishte marrë vesh arratisja e tij. Gjatë konsumimit të kësaj detyre mba si Alushi u bind se nuk ishte marrë vesh aratisja e tij, la pushkën në shtëpinë e agjentit dhe i thotë se meqënëse nesër vjen Ramadani dhe do të kalojnë në Jugosllavi, sot do të dal në Librazhd, në mbrëmje do të shkoj tek motra në Babje dhe natën do të kthehem këtu. Bp “Roja” i thotë se shkojmë bashkë deri afër Librazhdit dhe atje ndahemi me qëllim që unë të mos dukem bashkë me ty se mbasi të arratiseni juve mund të kem ndonjë pasojë nga ana e qeverisë. BP “Roja” duke përfituar nga rasti që erdhi me Alushin deri afër Librazhdit, mori takim me puntorin operativ të cilit i raportoi se Alushi ndodhej në qytet dhe më vonë do të shkojë në fashatin Babje tek motra dhe pastaj natën do te kthehet përsëri dhe më vonë do të kalojnë në Jugosl lavi. Mbi këtë bazë u organizua arrestimi sekret i Alushit.

Me t’u marrë informata se Alush Pepa ndodhej në qytet, menjëherë u krijua grupi operativ, i cili hartoi planin e arrestimit si më poshtë vijon: Një puntor opera- tiv i veshur civil do të merrte në survejim të vazhdueshëm Alushin dhe në momentin që ky do të dilte nga qyteti puntori operativ do ta ndiqte prapa duke i u afruar grad ualisht dhe në kohën kur do t’i afrohej pyllit, do ta kapte nga prapa duke kryer arrestimin sekret të tij. Ndërsa një p. operativ tjetër u vendos në një pritë në anë të lumit në afërsi ku do të kryhej arrestimi i cill do te vinte menjëherë në ndihmë të atij që do të kryente arrestimin. Dy p. operativë të tjerë u vendosën mbi urën e Librazhdit në rrugën që shkon për në Babje (rruga e sipërme), të cilët do të qëndronin në gadishmëri që në qoftë se Alushi do të kalonte andej të ndihmonin për kryerjen e arrestimit. Alushi mbasi ndahet nga bp “Roja” kalon nëpër qyte tin e Librazhdit duke hyrë në një dyqan në tjetrin i dha mundësi grupit operativ që në bazë të planit të hartuar të zënë vendet e caktuara në gadishmëri të plotë për kapjen e tij. Mbasi bëri disa shëtitje posht e lart nëpër qytet, në fund Alushi kalon urën e Librazhdit dhe merr rrugën anës lumit për të shkuar në Babje. Por në bazë të planit, ai u lejua të eci deri sa u afrua pyllit dhe me të arritur këtu, në anë të pyllit arrestohet në mënyrë sekrete dhe futet në një vend të fshehtë i cili mbahet aty deri ne orët e vona të natës.

Ditën e dytë bp “Roja” shkon në Elbasan ku merr takim me Ramadanin dhe ata të dy së bashku për gjithë natën erdhën afër fshatit Dorëz. Në pyllin e Togëzit e lë të fshehur Ramadanin, ndërsa ai vetë vjen e njofton në degën e punëve të brendëshme se Ramadani më pret në pyll ky në darkë do të shkoj ta marr dhe bashkoi me Alush Pepën. Mbi bazën e situatës operative të krijuar, bp “Roja” i u dha detyrë që në mbrëmje të dalin në rrugën e makinës ku me vete të kenë një fener të ndezur dhe do të prisnin “Alush Pepën” që gjoja do të vinte nga Polisi. Në këtë kohë si rastësisht aty do të kalonte një grup ushtarësh (në fakt ky ishte grupi operativ) të cilët do të kërkonin të ndiznin cigaren e duhanit. Në të njëjtën kohë bp “Roja” u porosity që pushkën që Ramadani kishte me vete ta linin në një vend të dukshëm sepse kjo do të ishte preteksi i arresti mit të tyre. Sipas planit dhe detyrave të ngritura u veprua dhe operacioni u realizua me sukses, të dy të arrestuarit u shoqëruan për në degë.

Ne muajin dhjetor 1949 informatori me pseudonimin “Sako” raporton: Isha në fshatin Llëngë të Pogradecit dhe mësova se i arratisuri Tush Topalli kishte vrarë një per son në Mokër dhe tani qendron në mal. Tushi ka qenë ko mandant xhandërmarije në Çërmenikë dhe ka patur mik të ngushtë Maliq Doskun nga Dorëzi. Djali Maliqit quhet Ferit Dosku i cili mundej të strehohej. Kjo informatë u vlerësua drejt dhe nga analiza që i u bë rezultoi se Ferit Dosku ishte bazë strehimi e kriminelit Isak Alla, i predispozuar si armik i vendosur i pushtetit. Në drejtim të tij kishin dhënë informata edhe bp “Roja”, “Thelbi” dhe “Themeli”. Për të verifikuar më mirë pozitën dhe aktivitetin e Ferit Doskut u drejtua bp “Roja” i cili fillimisht raportoi se: Faik Dosku së bashku me Ram Kurtin (themeli) kanë diçka që nuk ma tregojnë mua, dyshoj se kanë një të arratisur por se cilin nuk e di. Për vërtetimin më mire të kësaj të dhëne, bp “Rojes” i u dha një vijë sjellje. Në bisedën që do të besh me Feritin do t’i thuash se e shoh se juve diçka me fshihni, pse nuk ma thoni. Po të doja të keqen tuaj, ja u kisha bërë, se juve vetë më keni thënë se keni strehuar Isak Allën dhe unë nuk ju kam nxjerrë asgjë, unë nuk jam i tillë, por ruhuni nga të tjerët. Mbas takimit që bp “Roja” bëri me Feritin, ku konsu muan detyrat e dhëna, ai i tha: T’i ke të drejtë, une kam në shtëpi të arratisurin Tush Topallin, për të cilën ka dijeni edhe Ram Kurti. Kemi vendosur të mos i tregojmë askujt tjetër, Tushi kërkon të marrë edhe disa persona të tjerë dhe të largohej në Jugosllavi. Edhe në informatat e tjera bp “Roja” theksonte se në të vërtetë, Ferit Dosku e mban të arratisurin në bashkëpunim me Ram Kurtin, por ky i fundit është frikacak dhe po të thirret e kërcënohet nga ana e degës, ai e dorëzon të arratisurin. Nga kjo dilte qartë se Ram Kurti, i cili ishte bp i organeve tona, kishte kaluar në pozita tradhëtije, prandaj në takimin e parë që u bë me të, veç këtij fakti iu tha se t’i meqë strehon kriminelë ne do të të arrestojmë. Në fillim Rama hezitoi por kur u vu para fakteve ai pranoi se bash- kë me Ferit Doskun strehonin Tush Topallin, i cili ky i fun dit kërkonte të merte takim me bandat e brendshme për t’i tërhequr në Jugosllavi. Për kapjen e kriminelit Tush Topallit, nga ana e degës u përpilua plani i kombinacionit ku përfshiheshin këto detyra:

  1. Rama së bashku me bp “Rojen” do të mernin takim me Tushin të cilit “Roja” do t’i thoshte se kam lidhje me një bandë të brendëshme, e cila strehohet tek disa miq të mij dhe përgatitet keto ditë të kalojë në Jugosllavi.
  2. Meqënëse Tushi nuk ndahej nga Feriti, nga ana e degës ushtarake ky i fundit u thirr për të kryer shërbi min e detyrueshëm ushtarak së bashku me disa fshatarë të tjerë.
  3. U krijua grupi special përbërë nga p. operativë i cili do të imitonte dhe luante rolin e bandës, të cilët u ma skuan mirë me rroba fshatarësh, armatime të ndryshme etj.
  4. U pregatit vendi i takimit midis “bandës” dhe kriminelit. Duke marrë për bazë dhe propozimin “Rojes” si vendi më i përshtatshëm u caktua shtëpia e Murat Doskut.
  5. Nga vendi i strehimit, për në pikën e takimit, krim inelin do ta sillte Ram Kurti, ndërsa “Roja” do të qën dronte në grupin special, ku u lanë dhe sinjalet e takimit. Sipas këtij plani të gjithë shokët muarën detyrat dhe filluan nga puna. Sinjali për takimin me kriminelin ishte hedhja e një guri në çatinë e shtëpisë, ndërsa nga “banda” do të kryheshin tre trokitje rrjesht në kanatin e dritares. Megjithëse sinjalet u dhanë në rregull ardhja e kriminelit po vonohej. Në këtë kohë bp “Roja” të cilin e karakterizonte trimërija e guximi, doli në shkallë dhe u foli kriminelit së bashku me Ramën që të vinin se shokët po ju presin, apo mos jeni bërë pishman, juve vetë i keni kërkuar për takim. Atëherë krimineli i kapur ngushtë, u detyrua të hyjë brenda në shtëpi, ndërsa “Roja” kalon mbrapa tij. Krimineli armën e mbante në dorë, por kur pa pjesëtarët e “bandës”. Në këtë moment dorën që ai zgjati, i u përdrodh nga prapa, dorën tjetër e kapi një shok tjetër, i treti e mbërtheu nga këmbët, ndërsa “Roja” që qëndronte mbas tij e kapi nga flokët dhe i tërhoqi kokën nga prapa dhe krimineli u rrëzua për tokë. Megjithë përpjekjet e tij që të shpëtonte dhe përdorte armën, ai u çarmatos dhe u arrestua. Mbas disa ditësh një puntor operativ del për të gjuajtur me pushkën e kriminelit Tush Topalli. Në pyll ai takohet me Ferit Doskun, i cili me njëherë e njohu pushkën. Kur Feriti u këthye në shtëpi, i thotë bp “Rojes” se juve më keni tradhëtuar sepse pushkën e Tush Topallit ja pashë një oficeri të sigurimit. “Roja” i thotë se neve e bashkuam me “bandën” dhe nuk dimë më gjatë, por kjo që thua t’i Ferit nuk mund të jetë e vërtetë. Meqënëse Feriti kishte rrezik të arratisej, për t’i hequr dyshimet e krijuara, u përgatit një letër nga dora e Tush Topallit, u nxuar një fotografi dhe i’u dërgua Feritit me adresë e vulë të rregulltë sikur sikur gjoja i vinte nga Jugosllavija. Mbas kësaj ai u qetësua dhe ju hoqën dyshimet ndaj “Rojes”. Por krahas likujdimit të mbeturinave të reaksionit të brendshëm, organet e sigurimit një lufte të ashpër kanë zhvilluar edhe kundër bandave me diversantë që dërgonin zbulimet kapitaliste dhe në veçanti UDB-ja jugosllave. Më 6 dhjetor 1950, patrioti Hamdi Bogdani, nga fsha ti Skënderbej njoftonte se nëpërmjet Gani Bogdanit se në shtëpinë e tij kishte vajtur një bandë diversantësh prej tre vetësh, të cilët kërkonin strehim, t’i furnizonte me ushqim duke i ndërmjetësuar për të kaluar në Jugosllavi. Fillimisht me këtë informatë u njoh puntori operativ dhe pastaj kufitar e cila kjo e fundit siguroi e mbylli rrugët e mundshme për kalimin e kufirit. Puntori operativ së bashku me patriot Gani Bogdani, forcat e policisë dhe forca të tjera të armatosuar i dhanë alarmin fshatit e shkuan bënë rrethimin e plotë të shtëpisë. Diversantët qëndronin brenda në shtëpi dhe bënin plane se si do të kalonin kufirin duke i premtuar Hamdiut se do ta shpërblenin në sasira të mëdha florinjsh për shërbimin që iu bëntë. Ata nuk e dinin se i zoti i shtëpisë kishte njoftuar organet kopetente për ardhjen e bandës. Shtëpia qëndroi e rrethuar gjithë natën. Në kohën kur vazhdonin të lihnin qentë, Hamdiu përfitoi nga ras ti dhe doli jashtë gjoja për të shikuar bagëtitë se mos ja hante ujku; kur mori kontakt me punëtorin operativ dhe komandantin e postës kufitare të cilët i dhanë udhëzimet e nevojshme se si do të vepronte për largimin e familjes, bagëtive dhe vetë atij nga shtëpia. Atëherë Hamdiu në zbatim të porosive që mori, gruan e largoi nga shtëpia për në mulli, mbasi u paraqit se nuk kishte miell, lëshoi bagëtitë me të cilat dërgoi fëmijët dhe në fund u largua dhe vetë i cili u bashkua me forcat e sigurimit dhe të kufirit.

Mbas këtyre veprimeve, diversantëve i’u bë thirrje që të dorëzoheshin, por ata nuk pranuan dhe filluan të qëllo jnë me armë nga dritaret e shtëpisë. Megjithëse luftimet vazhduan për një kohë relativishtë të gjatë, diversantët jo vetëm që nuk u dorëzuan, por qëndronin në mbrojtje të sigurtë mbas mureve të trasha të shtëpisë. Duke mos gjetur rrugë zgjidhje tjetër u vendos që t’i vihej zjarri shtëpisë. Për këtë u hodhën disa shishe me vajguri dhe ju vu zjarri shtëpisë në të cilën u dogjën tre diversantët. Si nga materialet e grumbulluara më parë ashtu edhe nga verifikimi i momenteve të më vonëshme rezultoi se banda e diversantëve përbëhej nga Dilaver Korani, Nuredin Lusha dhe Kalem Xhepaxhiu, të clët ishin hedhur nëpërmjet ajrit nga zbulimi amerikanë në thellësi të tokës sonë, por meqënëse po ndiqeshin këmba-këmbës nga forcat tona, ata kërkonin të kalonin në Jugosllavi. Nga kjo del qartë, lidhja, koordinimi e bashkëpunimi i ngushtë i zbulimit amerikan me UDB-në jugosllave kundër RP të Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe veprimtaria armiqësore nëpërm jet diversantëve e bazave të tyre zhvillohej në një masë të konsiderushme edhe në Berzeshtë, Qukës, Prrenjas dhe lidhje me zonën e Mokrës të rrethit të Pogradecit. Ekspo nenti kryesor i kësaj veprimtaria ka qenë Bardho Leka, nga fshati Bërzeshtë, i cili në muajin prill të vitit 1951, u arratis në Jugosllavi dhe mbasi u vu në shërbim aktiv të zbulimit jugoslav dhe u përgatit si diversant, filloi aktivitetin e tj armiqësor në krye të një bande e cila vepronte në këto zona. Si qëllim kryesor ata i kishin vënë vehtes që të rekrutonin element të tjerë në shërbim të zbulimit jugosllav dhe të grumbullonin informata sekrete. Ashtu si në zonat e tjera, edhe këtu organet e Sigurimit të Shtetit që më parë kishin marrë masat e nevojshme dhe organizuan punën agjenturalo-operative si tërheqjen e bashkëpuntorëve nga lidhjet e te arratisurve e bazave të diversantëve, drejtimin e agjenturës në këto ambiente e lidhje, koordinimin e punës me sektorët e tjerë dhe marrjen e masave ushtarake përforcuese etj. Si rezultat i masave të marra, më 16. 11. 1951, agjenti “Usta Rraufi” raportonte se: Nergjeze Leka (bashkëshortja e Bardho Lekës) i kishte thënë se Bardhua ka ardhur së bashku me Sabri Debrovën, Feim Çelën, Dervish Bejko, Kasem Mekshi dhe dy persona të tjerë të cilët nuk i njoha. Meqë tek mua nuk kishte vend, ata u ndanë edhe në dy shtëpi të tjera tek të cilët u strehuan dhe muarën ush qime”. Gjithashtu informatori “spiuni kuq” raportonte më 5. 4. 1952 se i kishte thënë Tafil Vretua se Bardho Leka së bashku me shokët e tij Dervish Bejkon e Ramadan Zajaku kanë qenë në shtëpinë e Demir Vaskut e Shazo Zogollit, atje u takuan edhe me Mahmut Vaskun. Mbi bazën e këtyre të dhënave në shkallë dege u hartua një plan masash, në të cilën veç të tjerash para shikoheshin detyra për përpunimin e këtyre bazave me synim që nëpërmjet tyre të kapej banda e Bardho Lekës.

Në kuadrin e intensifikimit të masave agjenturalo- operative, u bë studimi i elementeve që implikoheshin në veprimtarinë armiqësore, prej të cilëve me aktiv ishin, Hasan, Kasem, Ilmi Blloshmi së vbashku me Nergjeze Lekën. Si kandidat më i përshtatshëm u gjend Ilmi Blloshmi, i cili mbi bazën e materialit shtërngues u tërhoq në bashkëpunim sekret nga organet tona me pseudonimin “I Dyshimti”, i cili do të kontrollonte këto lidhje. Gjatë punës me organet tona bp “I dyshimti” infor moi vetëm për strehuesit e bandës, përfshi këtu edhe disa familje nga Farreti, kurse për ardhjen e qarkullimin e bandës ai nuk informoi. Kjo tregoi se bp “I dyshimti” megjithëse pranoi të punojë me organet tona ai nuk qe konseguent deri në fund dhe nuk raportoi për çështjet kryesore, dobësi këto që nuk u patën parasysh sa e si duhet në fazën e studimit paraprak të këtij kandidati. Veç kësaj, në drejtim të bazave dhe lidhjeve të di versantave u drejtua edhe agjentura aktive që punonte e banonte në ato zona si informatorët: “Kili”, “Bizoni”, “Nova”, “Sapuni Kuq”, “I caktuari” dhe “Rocka”. Nga këta bp mereshin informata të vazhdueshme si për lëvizjen e bandave ashtu edhe për veprimtarinë armiqësore që ata zhvillonin. Nga të dhënat e grumbulluara rezultoi se banda i kishte vënë për qëllim vehtes që:

-Të organizonte elementin reaksionar dhe ta vinte në shërbim ku nëpërmjet kësaj ata do të lidheshin me zbulimit jugosllav.

– Do të krijonte listat e elementeve më të besuar të reaksionit të cilëve do t’u dërgoheshin armë nga Jugosllavia me qëllim që të ishin në gadishmëri për një kryengrit je që do të organizohej nga banda dhe në bashkëpunim me ndërhyrjen e Jugosllavisë do të përmbysej pushtetit popullor. Tipike është informata e bp “Sapuni kuq” i cili më datën 5. 4. 1952, midis të tjerave raporton; se: “Bardho Leka u kishte thënë strehuesve të tij: mos u bëni merak se për 2-3 muaj mendohet nga ana e Jugosllavisë të ndërhyret dhe do të zbarkohet nga të gjithë anët. Për Bërzeshtën armët do të hidheshin në “Malin Plak” pran daj juve kur të shikoni e dëgjoni zhurmën e aeroplanëve, grumbullohuni dhe shkoni t’i merrni, për t’i patur gati kur të ndërhyjmë ne nga jashtë”.

Përveç punës së organizuar me agjenturën, organet e Sigurimit të Shtetit duke qëndruar vazhdimisht midis popullit, si organi Partie në punën e tyre bindëse e sqaruese bënë që të ngrihet në një shkallë më të lartë vig jilenca revolucionare e masave. Si rezultat i kësaj pune, nga patriotët e njerëzit e ndershëm pati sinjalizime me vlerë operative. Kështu patrioti Sabri Kuka denoncoi Hasan Blloshmi, Kasem Blloshmi e Ilmi Blloshmi kanë lidhje të ngushta me njëri tjetrin dhe dyshohet se strehojnë bandën e Bradho Lekës. Denoncime me vlerë bënë dhe patriotët Xhelo Kampula nga fshati Stroskë, Qazim Myftari e Farit Leka etj. Nga studimi i situatës operative të krijuar si dhe të të dhënave të vazhdueshme që vinin nga agjentura rezultoi se me gjithë masat e marra banda nuk po kapej si dhe një pjesë e strehuesve të saj bënin përgatitje për t’u arrati sur. Prandaj në qershor 1952, u vendos të goditeshin elementët kryesor të grupit të Berzeshtës si Hasan Blloshmi, Kasem Blloshmi dhe Nergjeze Leka, ndërsa ata që ishin më pak të implikuar u lanë që të vazhdojë përpunimi i tyre. E njejta gjë u bë edhe për grupin Farret e Stravaj qoftë për vërtetimin dhe dokumentimin e fajësisë së tyre ashtu dhe për hapjen e bandës. Gjatë proçesit hetimor u vërtetuan të dhënat që kishin dalë në rrugë operativese ata jo vetëm që kishn strehuar bandën por i kishin dhënë informata të rëndësishme, ishin përpjekur për organizimin e grupeve të armatosur për rrëzimin e pushtetit popullor etj. Demir Vasku dhe diversanti Dervish Bojku.

Nga kontrolli personal që iu bë Hsan Blloshmit kur u ar restua jug gjet një gazetë “flaka vllaznia” dhe nje revolver “nagant” të cilat ju kishin sjellë diversantët nga Jugoslla via. Edhe nëpërmjet këtyre materialeve u vërtetua veprimtaria armiqësore aktuale dhe e mpreftë që ata zhvillonin për rrëzimin e pushtetit popullor. Krahas goditjes së grupit të Berzeshtës, organet e sigurimit nuk e larguan vëmendjen, por përqëndruan e intensifikuan akoma më shumë punën me drejtim të grupit Farret e Stravaj. Për këtë u studiuan elementët që implikoheshin me qëllim që të gjendej një kandidat i përshtatshëm për t’u tërhequr në bashkëpunim. Mirë punoi dhe për organizimin e kom binacioneve nëpërmjet të cilave do të drejtohej e futej në përpunim agjenturor e kategorisë informator. Të tillë ishin bp “Nova”, “I caktuari” dhe “Rocka”, të cilët që në fillim informuan se këta element zhvillonin aktivitet armiqësor në formën e agjitacionit e propagandës, strehonin diversantët me në krye Bardho Lekën si dhe kishin çfaqur tendencën e arratisjes. Tipike është e dhëna e bp “Nova” i cili raportonte se: “Shazo Zogolli më tha se miqtë (diversantët) kishin ardhur dhe nuk kishin takuar dot Demirin, por gruan e tij të cilës i kishin thënë” mos u mërzitni, dita po afrohet, për t’u arratisur. Nuk është nevoja, mbasi ne që jemi jashtë do të kthe hemi shpejtë duke i rënë kësaj qeverije nga të gjithë. “Icaktuari” në raportin e datës 24. 10. 1952 njoftonte se: “Në bisedën që kam bërë me Mahmut Vaskun më tha: Para dhjetë ditëve kam qenë në shtëpinë e Demir Vaskut, aty u sëmura, mbas dy netësh, në mes të natës vijnë tre të arratisur pjesëtarë të bandës së Bardho Lekës, ndërmjet të tjerave një diversant i thotë Shazo Zogollit, për pak ditë do të zbarkojnë aeroplanët në Malin Plak, do të hedhin armatime, ushqime etj. Juve duhet të jeni të parët atje për t’i marrë e t’i fshihni në vende të sigurta”. E kësaj natyre ishte dhe e dhëna e bp “Rocka”, i cili më 7. 10. 1952, infor monte se Shazo Zogolli më ka thënë kur jam kthyer nga Mokra kam gjetur në shtëpi Bardho Lekën me pjesëtarët e bandës, bashkë me të ishin edhe Demir Vasku e Mah mut Vasku”. Qoftë nga këto të dhëna si dhe nga shumë të dhëna e denoncime dhe sinjalizime që kishin organet e Sigurimit të Shtetit vërtetohej plotësisht se këta element ishin vënë plotësisht në shërbim të bandës së Bardho Lekës.

Nga studimi që organet e sigurimit të shtetit i bënë kësaj situate delte si detyrë imperative që mbi bazën e materialeve kompromentuese me vlerë ligjore që disponon si dhe të cilësive personale, mundësive e perspek tivës të realizohej një tërheqje me material shtërngues. Si kandidat më i përshtatshëm u gjend M. V, i cili pranoi të bashkëpunojë me organet tona duke marrë pseudonimi “Shelgu” i butë”, por siç doli edhe më vonë ky agjent jo vetem që nuk dha të dhëna për objektet kryesore por nuk informoi as për qarkullimin e bandës dhe strehuesit e saj. Nga kjo del si konkluzon se studimi i këtij kandidati nuk ishte bërë si duhet dhe pozicioni që ai zinte në grup pothuaj se ishte ndër kryesorët. Organet e Sigurimit të Shtetit krahas masave agjenturalo-operative që morën për përpunmin e grupit të Farretit, rëndësi i kushtuan edhe kontrollit të bazave të diversantëve në Stravaj siç ishin Refat Bojku e Osman Zajaku. Nga të dhënat që dispononi organet e Sigurimit të Shtetit rezultonte se sa herë që banda e Bradho Lekës, Dervish Bojkua e Ramadan Zajaku merrnin takim me të afërmit e tyre. Këto të dhëna u vërtetuan edhe nga deponimet e Osman Zajakut në hetuesi i cili midis të tjerave deponon: Në muajin shtator 1951 më vjen në shtëpi Kadri Pecaku dhe më thotë eja të takojmë djalin në shtëpinë time (është fjala për Ramadanin GJ. P). në muajin tetor 1951 po shkoja në pyllin Kalca për të bërë dru, atje më dalin të arratisurit Bardho Leka e Devish Bejkua duke më thënë, djalin e more në qafë, mbasi ai është lidhur me qeverinë shqiptare dhe në Jugosllavi kanë futur në burg. Ne kemi ardhur për të sqaruar se ku është strehuar kur u shkëput nga ne. Unë ju përgjigja se ai është strehuar tek Kadri Pecaku e Rexhep Zajaku.

Për këtë në kuadrin e masave që morën organet e Sigurimit të Shtetit, në drejtim të familjes së Dervish Bojkut drejtuan bp “ Thepi i Moravës”, e “Luani” kurse në drejtim të familjes së Ramadan Zajakut bp “Pëndë Verdha” e “Këneta”. Materialet që dhanë këta bp vërtetonin plotësisht se këto familje strehonin e furnizonin kandidatët me ush qime. Siç dolli edhe nga verifkimet e mëvonshme bp “Këneta” nuk ishte në pozita të shëndosha dhe prandaj të dhënat e tij u muarën me rezervë dhe gjithnjë verifikoheshin duke ngritur vigjilencën ndaj veprimeve e kurtheve që mund të organizonte armiku me qëllim disinformacionin dhe që t’i fuste në qorrsokak organet e Sigurimit të Shtetit. Gjatë proçesit hetimor jo vetëm që u vërtetuan materialet që ishin grumbulluar në rrugë operative por implikimet që dolën nga grupi i Berzeshtës dhanë mundësi për të siguruar edhe material të tjera me forcë ligjore e si rrjedhim në muajin maj të vitit 1954 u bë goditja e el ementeve kryesore të këtij grupi si Demir Vasku, Refat Bojkua, Skënder Vretua e Osman Zajaku. Dy armët që iu gjetën Demir Vaskut në kohën e arrestmit të cilat ja kishte sjellë diversanti Devish Bejkua forcuan akoma më shumë bindjen për një lidhje organike e aktivitet aktual të këtyre elementëve me zbulimin jugosllav. Gjatë kësaj periudhe vërehet se si rezultat edhe poli tikës armiqësore të Nikita Hrushovit si dhe i manovrave e ndryshimt të metodave e taktikave nga ana e zbulmit jugosllav, në veprimtarinë armiqësore që zhvillonte ndaj vendit tonë, për një kohë relativisht të shkurtër u ndër pre veprimtaria armiqësore e puna agjenturale nëpërmjet bandave të armatosura, duke e zvendësuar me forma e metoda të tjera më të kamufluara dhe që në pamjen e jashtme ishin më pak komprometuese. Qoftë për këto shkaqe ashtu edhe të ndonjë dobësije të përkohshme në përdorjen me efikasitet të kompleksit të masave ag jenturalo-operative, bëri që banda të mos kapej, por në të njëjtën kohë shtroi detyrën urgjente për shpejtimin e përpunimit dhe goditjen e elementeve kryesorë si lidhje e baza të tyre. Veç këtyre banda e Bardho Lekës nuk u godit edhe për këto arsye:

-Në zonën që qarkullonin e strehoeshin, ata e njhnin mirë sepse ishin vendas.

-Bazat e tyre ishin në pozita plotësisht armiqësore dhe të kompromentuar me armikun, kështu që lëvizjet e veprimtarinë e bandës e bisedonin në rrethe shumë të ngushta, kishin nga një lidhje familjare të ngushtë apo fis në përbërje të bandës, si dhe ishin betuar që të mos e jepnin njëri tjetrin.

-Nuk u punua sa duhet për seleksionimin sa e si duhet e në kohë të agjenturës që vepronte në radhët e bandës.

– Lëvizjet e shpeshta të puntorëve operativë që ndiqnin linjën e bazave të arratisurve dhe të bandave ka bërë që të dobesohej puna me agjenturën.

– Goditja shpejt e bazave të bandës bëri që të shkëputnin kontakti i bandës me bazat e saj.

– Tërheqja në bashkëpunim e agjenturës në disa raste nuk u bë e studiuar mirë, duke rënë pas material shtërn gues nuk u studiuan cilësitë e garancitë e kandidatit dhe si rrjedhim ata nuk informuan drejt organet tona. Të tillë ishin bp “Shelgu i butë” dhe “I dyshimti”.

Please follow and like us: