Albspirit

Media/News/Publishing

Bill Gates: Si të luftojmë pandemitë në të ardhmen?

Kur historianët shkruajnë librin për pandeminë Covid-19, ajo që kemi jetuar deri më tani do të marrë ndoshta vetëm një të tretwn e tij. Pjesa më e madhe e tregimit do të jetë ajo që do tw ndodhw më pas.

Në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë Lindore dhe Amerikës së Veriut, kulmi i pandemisë do të ketë kaluar deri në fund të këtij muaji. Pas disa javësh, shumë shpresojnë se gjërat do të kthehen ashtu si ishin në dhjetor. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë.

Unë besoj se njerëzimi do ta kalojw këtë pandemi, por vetëm kur shumica e popullsisë vaksinohet. Deri atëherë, jeta nuk do të kthehet në normalitet. Edhe nëse qeveritë heqin urdhrat për qwndrimin nw shtwpi dhe bizneset rihapin dyert e tyre, njerëzit kanë një tendencw natyrale për tu ekspozuar ndaj sëmundjeve. Aeroportet nuk do të kenë turma të mëdha. Sportet do të luhen në stadiume tw boshatisur. Dhe ekonomia botërore do të jetë në depresion sepse kërkesa do të mbetet e ulët dhe njerëzit do të shpenzojnë në mënyrë tw kursyer.

Ndërsa pandemia ngadalësohet në vendet e zhvilluara, ajo do të përshpejtohet në vendet në zhvillim. Përvoja e tyre, megjithatë, do të jetë më e keqe. Në vendet më të varfra, ku më pak punë mund të bëhen nga distanca, masat distancuese nuk do të funksionojnë gjithashtu. Virusi do të përhapet shpejt, dhe sistemet shëndetësore nuk do të jenë në gjendje të kujdesen për të infektuarit. Covid-19 mposhti qytete si New York, por të dhënat sugjerojnë që edhe një spital i vetëm nw Manhattan ka mw shumw shtretër terapie intensive se shumica e vendeve afrikane. Miliona mund të vdesin.

Kombet e pasura mund të ndihmojnë, për shembull, duke u siguruar që pajisjet e rwndwsishme tw mos shkojnë vetëm te ofertuesi më i lartë. Por njerëzit në vendet e pasura dhe të varfëra njësoj do të jenë të sigurt vetëm pasi të kemi një zgjidhje efektive mjekësore për këtë virus, që do të thotë një vaksinë.

Gjatë vitit të ardhshëm, studiuesit mjekësorë do të jenë ndër njerëzit më të rëndësishëm në botë. Për fat të mirë, edhe para kësaj pandemie, ata po bënin hapa gjigantë në vaksinologji. Vaksinat konvencionale mësojnë trupin tuaj të njohë formën e një patogjeni, zakonisht duke futur një formë të vdekur ose të dobësuar të virusit. Por ekziston gjithashtu një lloj i ri imunizimi që nuk kërkon nga studiuesit të kalojnë kohë duke rritur vëllime të mëdha të patogjenëve. Këto vaksina MRNA përdorin kodin gjenetik për t’u dhënë udhëzime qelizave tuaja se si të krijojnw një përgjigje imune. Ato ndoshta mund të prodhohen më shpejt se vaksinat tradicionale.

Shpresa ime është që, deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, kompanitë në të gjithë botën të kenë prodhuar një vaksinë. Nëse do të ndodhë kështu, do të jetë një arritje historike: `do tw jetw herw e parw qw njerëzimi ka shkuar kaq shpejtw nga njohja e një sëmundjeje të re në imunizimin e saj.

Përveç këtij përparimi tek vaksinat, dy përparime të tjera të mëdha mjekësore do të dalin nga pandemia. Njëra do të jetë në fushën e diagnostikimit. Herën tjetër që do tw dalw një virus i ri, njerëzit ndoshta do të jenë në gjendje të testohen në shtëpi në të njëjtën mënyrë që ata testohen pwr shtatzëninë. Studiuesit mund të kenw gati një test të tillë brenda disa muajve nga identifikimi i një sëmundjeje të re.

Përparimi i tretë do të jetë në ilaçet antivirale. Këto kanë qenë një degë e nën-investuar e shkencës. Ne nuk kemi qenë aq të efektshëm në zhvillimin e ilaçeve për të luftuar viruset, ashtu siç kemi ato për të luftuar bakteret. Por kjo do të ndryshojë. Studiuesit do të zhvillojnë biblioteka të mëdha, të ndryshme të antiviraleve, të cilat ata do të jenë në gjendje të skanojnë dhe të gjejnë shpejt trajtime efektive për viruset e reja.

 

Të tre teknologjitë do të na përgatisin për pandeminë tjetër, duke na lejuar të ndërhyjmë herët, kur numri i rasteve është ende shumë i ulët. Por hulumtimi themelor do të na ndihmojë gjithashtu në luftimin e sëmundjeve infektive ekzistuese madje do të ndihmojë në avancimin e kurave për kancer. (Shkencëtarët kanë menduar gjatë se vaksinat MRNA mund të çojnë në një vaksinë eventuale të kancerit. Deri sa doli Covid-19 nuk kishte shumë hulumtime se si ato mund të prodhoheshin masivisht edhe me çmime disi të përballueshme.)

Përparimi ynë nuk do të jetë vetëm në shkencë. Do të jetë gjithashtu në aftësinë tonë për t’u siguruar që të gjithë përfitojnë nga ajo shkencë. Në vitet pas 2021, unë mendoj se do të mësojmë nga vitet pas 1945. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, liderët ndërtuan institucione ndërkombëtare si OKB-ja për të parandaluar më shumë konflikte. Pas Covid-19, udhëheqësit do të përgatisin institucione për të parandaluar pandeminë tjetër.

Këto do të jenë një ndërthurje e organizatave kombëtare, rajonale dhe globale. Unë pres që ata të marrin pjesë në “simulime pandimishë” të rregullta në të njëjtën mënyrë kur forcat e armatosura marrin pjesë në lojëra lufte. Këto do të na mbajnë gati për herën tjetër kur një virus i ri do kalojë nga lakuriqët ose zogjtë te njerëzit. Ata gjithashtu do të na përgatisin nëse një aktor i keq krijon një sëmundje infektive në një laborator në shtëpi dhe do të përpiqet ta armatosë atë. Duke praktikuar një pandemi, bota gjithashtu do të mbrohet kundër një akteve të bioterrorizmit.

Mbajeni globale

Shpresoj që kombet e pasura të përfshijnë ato më të varfra në këto përgatitje, veçanërisht duke i kushtuar më shumë ndihma të huaja për ndërtimin e sistemeve të tyre parësore të kujdesit shëndetësor. Edhe personi më egoist- ose qeveria izolacioniste – duhet të pajtohen me këtë deri tani. Kjo pandemi na ka treguar se viruset nuk i binden ligjeve të kufijve dhe se ne të gjithë jemi të lidhur biologjikisht nga një rrjet i mikrobeve mikroskopike, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. Nëse një virus i ri shfaqet në një vend të varfër, ne dëshirojmë që mjekët e tij të kenë aftësinë ta zbulojnë atë dhe ta kufizojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Asnjë nga këto nuk është e pashmangshme. Historia nuk ndjek një kurs të caktuar. Njerëzit zgjedhin se cilin drejtim të marrin, dhe mund të bëjnë kthesën e gabuar. Vitet pas 2021 mund ti ngjajnë viteve pas 1945. Por analogjia më e mirë për sot mund të jetë 10 nëntori 1942. Britania sapo kishte shënuar fitoren e saj të parë në luftë, dhe Winston Churchill deklaroi në një fjalim: “Ky nuk është fundi. Nuk është as fillimi i fundit. Por, mbase është fundi i fillimit”./The Economist

Please follow and like us: