Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: KRUJËS SHETIT

No photo description available.

Skënderbeu, shtatore e Vasiliev Ninit

 

Ende kalë i Gjergjit
si dikur hingëllin,

ende shpatë e tij
betejave vringëllin.

Nga shekujt e thinjur
del Krujës shetit,

jo kur bie mjegulla,
dita kur çel sytë.

Flet me shqiponjat
te shkëmbi, mbi gurë.

Gjaku i arbrit, thotë,
s’bëhet ujë kurrë!

Dhe s’di kah ikën,
askush nuk e sheh!

Shkon ta puthë flamurin
atje lart mbi re!

Please follow and like us: