Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet në Tiranë 24-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm

Një 24-vjeçar me iniciale K.Z. nga Taxhikistani është vënë në pranga në Tiranë nga Forcat shqiptare të Antiterrorit. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për terrorizëm. Më 21 Prill, Gjykata Federale në Karlsruhe ka lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Ai dyshohet se është anëtar dhe pjesëmarrës në një organizatë të huaj terroriste, e themeluar në Gjermani për të bërë xhihad në emër të ISIS. Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetas të huaj.

Please follow and like us: