Albspirit

Media/News/Publishing

Dolli nga Esat Toptani për mbretin Kostandin të Greqisë

Aurenc Bebja*, Francë – 30 Prill 2020

“Le Temps” ka botuar, të hënën e 25 janarit 1915, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me veprimin e Esat Pashë Toptanit në nder të grekëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një dolli nga Esat Pasha për Greqinë

Athinë, 24 janar.

Na shkruajnë nga Durrësi se një darkë e madhe u shtrua pardje nga Esat Pasha për diplomatin e Greqisë dhe oficerët e kryqëzorit (anije lufte) grek “Hellé”.

Në fund të banketit, Esat Pasha ngriti një dolli miqësore për mbretin Kostandin, ku theksoi veçanërisht vëllazërinë që ekziston midis helenëve dhe shqiptarëve.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1915-nje-dolli-nga-esat-pasha-per-mbretin-kostandin-te-greqise/

Please follow and like us: