Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton për vazhdimësinë e arsimit univeristar

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dalë sot në një njoftim për mediat lidhur me vazhdimësinë e arsimit univeristar.

Shahini tha se viti akademik nuk do të zgjasë më shumë se dy javë. Ajo thekesoi se jo të gjitha universitetet i janë përgjigjur sfidës së koronavirusit në të njejtën mënyrë, kjo duke marrë parasysh edhe infrastukturën dhe mundësinë e zhvillimit të lëndëve online.

Ajo theksoi se vërehet se studentët kanë nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve.

Bazuar mbi propozimet e rektorateve, ministria kërkoi nga univeristetet mbylljen e drejtë të vitit akademik.

Shahini bëri të ditur se studentët që janë në vit diplomimi të zhvillojnë provimet në muajn korrik dhe javën e parë të muajit gusht. Këta studentë është e nevojshme të kthehen në auditore gjatë qershorit.

Provimet e studentëve të viteve të para dhe të ndërmjetëme nuk parashikohet të kthehen në auditore para datës 25 gusht të këtij viti dhe provimet do të zhvillohen në tetor të vitit 2020 njoftoi Shahini.

“Si përfundim, po përsëris edhe njëherë pikat kryesore që përmban Urdhri që nxorëm sot. Studentët që diplomohen në universitetet publike të të gjitha cikleve, planifikohet të kthehen në auditorë nëse është e nevojshme në qershor të vitit 2020. Provimet e tyre i mbyllin gjatë korrikut dhe javës së parë të gushtit të  vitit 2020. Ndërsa të gjithë studentët e tjerë të viteve të para dhe viteve të ndërmjetme, nuk planifikohet të kthehen në auditorë deri më 25 gusht të këtij viti dhe provimet i mbajnë në tetor të këtij viti. Përfundimi i vitit akademik mund të shtyhet vetëm me dy javë dhe mësimi online do të vijojë gjatë gjithë kësaj kohe”.

Please follow and like us: