Albspirit

Media/News/Publishing

Nisma Thurje kërkon dorëheqjen e Mollës, po emërimi i portalisteve është në vend tjetër

Image may contain: one or more people and closeup
Nisma #Thurje: Redi Molla dorëhiqu nga UKT!


Dorëheqja e Mira Kazhanit nga posti i këshilltares ekonomike në UKT vërtetoi se emërimi i saj ishte i pamerituar dhe abuziv. Gjesti i saj shërben por nuk mjafton. Duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet edhe personi që e emëroi sepse ka abuzuar me taksat tona. Nëse e mbështet këtë kërkesë shpërndaje në formë reagimi!

Natyrisht se e mbështesim këtë rast skandaloz, por nuk është i vetmi; media ka denoncuar Alban Dudushin te Agjencia Shtetërore e Shoqërisë Civile, Eni Vasilin te INSTAT dhe akoma më keq, pronarët e mediave që i merr peng kryeministri, ose maxhoranca qeverisëse e radhës.
Nisma Thurje duhet ta dijë se këtë emërim nuk e ka bërë kryemosjellësi i ujit në Tiranë, Molla por kryebashkiaku i Tiranës dhe ai që duhet të dorëhiqet është Erion Veliaj. Eshtë shumë e turpshme kur gazetarë të medias përplasen me njeri-tjetrin për politikanë majtas-djathtas apo në qendër, ndërsa pronarët leni në përfitimet e tyre.
Please follow and like us: