Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Ngrihuni dëshmorë një çikë!

Gazetari Ismail Xhaferi "thumbon" me vargje politikanët...

Ismail Xhaferi

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,

hajdeni këtu me ne,

të na jepni llogari,

pse luftuat për atdhe!

 

Ngrihuni që nga mermerët!

ju bij me lavdi mbuluar,

po të shikoni ç’po ndodh,

do zini kokën me duar.

 

Ngrihuni që të shikoni!

si degjeneron kjo botë,

mund të gjesh kallëza në borë,

po nuk gjen më patriotë.

 

Ngrihuni vetëm një herë,

siç ngrihet dallga në dete,

shqipëria jonë e dashur,

është bërë të flasi me vete.

 

Ngrihuni, o bijt e nënës,

sipër maleve me borë!

bashkë me coronavirusin,

hedhim vallë dorë më dorë.

 

Ngrihuni se erdhi koha,

rrokni armët, dilni malit!

nga stadiumi “Qemal Stafa”,

ia hoqëm emrin Qemalit.

 

Ngrihuni dëshmorët tanë,

ngrihuni nje ditë pa gdhirë!

se të pesë heronjtë e Vigut,

nga Shkodra i kemi fshirë.

 

Ngrihuni dëshmorë, mos rrini,

do t’iu ngrijë kënga mbi buzë!

kur të shihni parlamentin,

mbushur plot me Fatos Gjuzë.

 

Ngrihuni dëshmorë, çfarë prisni!

koha sot nuk është si dje!

ju luftuat mbi jermanin,

ndaj s’na qasin në BE

 

Ngrihuni dëshmorë, një çikë

të shikoni ç’heq vatani!

ata që i bëjnë partitë,

nuk ia bëri as jermani

 

Ngrihuni vetëm një herë,

të shikoni se ç’ka ngjarë!

tani s’ka më ideale,

idealet i kanë vrarë.

Please follow and like us: