Albspirit

Media/News/Publishing

Klodiana Shala bën gjestin bamirës për vogëlushin me probleme shëndetësore

Rastin e Aldos, vogëlushit që fatkeqësisht prej vitesh po lufton me një sëmundje që i shkakton vështirësi në të ecur, sportistja Klodiana Shala e ka mësuar nga rrjetet sociale.

Duke e njohur natyrën e ndjeshme të Klodit, sportistja nuk mund të rrinte as kësaj here indiferente, ndaj deshi me medoemos të gjente një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë të voglit.

Pasi ka komunikuar me të atin e Aldos, Hamdiun i cili i ka kërkuar atletes nëse ajo mund ta ndihmojë me një top terapeutik dhe paisje të tjera që përdoren në fizioterapi dhe që do t’i vinin në ndihmë vogëlushit për seancat.

E gatshme për t’i ardhur në ndihmë Klodi ka dërguar në banesën e tyre të gjitha mjetet që i duheshin, si dhe ka shprehur mbështetjen dhe dëshirën për të qenë pranë familjes sa herë të kenë nevojë./bordo.al/

Please follow and like us: