Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenialiteti krijues i Onufër Qipriotit

 

 

Onufër Qiprioti ishte piktor i shek.XVI-XVII. Krijoi në fushën e pikturës murore dhe në ikonë.

Vepra e tij me gjerësi tematike e ikonografi të pasur dallohet nga koloriti i veçantë, i ndërtuar në kombinimin e ngjyrave të kundërta.

Mënyra e pikturimit të Onufër Qipriotit përkon në vija themelore me mënyrën tradicionale të mjeshtër Onufrit dhe sidomos me atë të piktor Nikollës.

Onufër Qiprioti njihet si autor i një vargu ikonash të Beratit, të manastirit të Çatistës (Gjirokastër) dhe si bashkautor i pikturave të vitit 1622 të kishës së Vllaho-Goranxisë (Gjirokastër).

Please follow and like us: