Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorja Eliona Pitarka merr propozimin për martesë

Aktorja Eliona Pitarka ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj. Lajmin e ka dhënë vetë aktorja, nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka zgjatur dorën për të treguar unazën në gisht.

“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”,- ka shkruar Eliona krahas fotos. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ajo ka marrë shumë urime, por mes tyre dallohet edhe pyetja në lidhje me identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.

Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por nuk ka postuar asnjë foto me partnerin, prandaj pyetjes, ajo iu përgjigj: “Do e mbaj të gjithin për vete”.

Please follow and like us: