Albspirit

Media/News/Publishing

‘Miss Shqipëria’ Iljada Baci, në ndihmë të “Shtëpisë të Moshuarëve” dhe Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”

 

Era Cela

Thonë që kur zoti o ti jep të gjitha ose s’të jep agjë, por vajzës 16-vjeçare per të cilën do flasim sot me sa duket zoti ia ka falur të gjitha, krahas bukururisë, Iljada Bacit zoti i ka falur buzëqeshjen, dashurinë, mirësinë e mbi të gjitha i ka falur një shpirt të madh dhe të pastër si kristali. Iljada Baci besoj se të gjithë e njihni vajzën që rrëmbeu kurorën e më të bukurës ‘Miss Shqipëria’. Por Iljada po përgatitet për një tjetër garë pasi do të jetë pjesë e një tjetër  kompeticioni bukurie, atë të ‘Miss Globe’ e cila do të mbahet më datë 12 nëntor  në Tiranë. Iljada përveç se është vajza më e bukur në Shqipëri ajo po tregon se ka dhe një shpirt të madh human.

Kështu gjatë këtyre ditëve Iljada është përqëndruar e gjitha në ndihmë të moshës së tretë dhe vogëlushëve të braktisur, ndërsa ka plotësuar nevojat e Shtëpisë të Moshuarve dhe Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”.

Zonjusha Baci ka vizituar nga afër këto dy institucione, për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve dhe të moshuarve, që siç tha ajo këta të fundit i ka pikë të dobët, pasi ka qenë tej mase e lidhur me gjyshin e saj nga babi që tashmë nuk jeton më.

‘Miss Shqipëria’ ka plotësuar kërkesat e të dyja këtyre shtëpive, duke dhënë ndihma dhe donacione nga kursimet saj me aq mundësi sa ajo ka. Të gjithë këtë fushatë humanitare nuk e bën për publicitet, por tregon qartë se edhe pse në moshën 16 vjeçare, Iljada përveçse qëndron në majën e “Olimpit” sa i takon bukurisë, është edhe një njeri me shpirt të madh human, ku të falë e të ndihmojë shtresat vulnerable është motoja e saj.

Kështu tek shtëpia e të moshuarve Iljada thotë se kishin nevojë për një sobë elektrike ku u shpreh e gatshme që ta plotësonte këtë kërkesë dhe gjithashtu dëshironte të shtronte dhe një drakë për të gjithë gjyshet dhe gjyshrit, por kjo e fundit nuk na u lejua për shkak të pandemisë. Aty u suportua nga ana ekonomike nga shoku i saj, pasi nuk arrinte dot ta blinte me kursimet e veta. Kurse tek fëmijët e “Zyber Hallullit” kishin nevojë për veshmbathje dhe ndërkohë Iljada arriti të blej 40 palë atlete dhe rroba trupi për fëmijet dhe ca arusha lodra për me të vegjlit. ‘Miss Shqipëria’, Iljada Baci gjithashtu thotë se është duke negociuar për të falur bursën tek “Marin Baleti” për ta dhuruar tek ndonjë fëmijë që nuk mund të vazhdojë studimet e larta për arsye ekonomike.

Por këto nuk janë të vetmet bamirësi që Iljada ka bërë, pasi qysh kur u kurorëzua ‘Miss Shqipëria 2020’ në natën finale, zonjushë Iljada Baci i fali njërës prej konkurenteve çmimin e publikut për të bërë të lumtur prindërit dhe vellain e saj me aftësi ndryshe.

Iljada thotë se do të vazhdoj të ndihmojë sa herë që asaj t’i kërkohet një gjë e tillë nga shtresat në nevojë me aq mundësi sa ajo të ketë pasi ajo është vetëm 16 vjeç. Dëshira e Iljadës për të ndihumar për njerëzit që kanë nevojë nuk ka munguar dhe nuk do të mugojë kurrë. Ne jemi të sigurtë që Iljada do të triumfojë dhe do të na bëjë krenare kudo që këmba e saj do të shkeli. Ne i urojmë shumë suksese dhe vetëm suksese.

 

 

 

Please follow and like us: