Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Një reformë me ligje, por edhe me shtigje për peshqit e mëdhenj…

Bardhyl Berberi

 

Më kapi një peshkatar dhe më tha: – Mirë e ka ambasadorja amerikane që gjyqtarët e përjashtuar për korrupsion duhet të ndiqen penalisht që të kapi peshqit e mëdhenj, por peshqit e mëdhenj nuk kapen me këto rrjeta të kalbura që ka në gjykata dhe në prokurorinë shqiptare… Falsiteti i një propogandë marramendëse, demagogjia, hipokrizia, pabesia dhe frika, më në fund nxorri kokën, atje ku e keqia ishtë ulur këmbëkryq dhe bën karrshillëk shqiptarëve dhe vetë faktorin politik ndërkombëtar e veçanërisht ambasadorja Yuri Kim kuptoj një fakt domethënës se kjo klasë politike e inkriminuar do të ndërtonte një reformë në drejtësi me ligje, por dhe me shtigje që peshqit e mëdhenj të shpëtonin kokën dhe në burg të ngelej ai fakir fukarai… Tashmë gjithçka është e qartë: Askush nuk mund të futi minarenë në një thes, thesi nuk e nxe minarenë.

Politika duket se nga të dyja krahët i ka bërë duart pis dhe të dyja palët do të luftojnë që ta shtyjnë deri në pafundësi zbatimin e Vetingut sepse një pjesë e politikanëve janë të zhytur në korrupsion dhe posedojnë nëpër bangat e huaja shifra marramëndase… Është fakt se të gjithë kanë frikë nga SPAK dhe BKH. Po e bëjnë gjumin me valiume. E dinë vetë se çfarë i kanë grabitur këtij populli fukara… Populli ka vetëm një shpresë se SPAK do ta luajë rolin që i është besuar…  Shqipëria duhet të shpëtojë nga këta vampirë që i pijnë gjakun çdo ditë…

Keqpërdorimi i pushtetit dhe i pushteteve në këto 30 vite demokraci tashmë tek në është bërë normë dhe askush nuk ka mbajtur dhe nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë. Është çmenduri në këto 30 vjet që politikanët tanë bëjnë të njëjtën gjë dhe populli fukara pret rezultate të ndryshme. Kamyja thotë: Sa shumë krime janë kryer sepse autorët e tyre nuk mund të pranonin që kishin gabuar.

Shqipëria ka shumë plagë që askush nuk guxon që t’i hapi. Armiqësinë e shfaqur fare hapur midis krahëve politikë në Shqipëri, nuk besoj se e gjen në ndonjë vend tjetër, më shumë se sa në qëndrimin konfliktual të cilat marrin urdhëra politikë partiakë për të mbrojtur krimin, korrupsionin, sepse ata vetë janë pjesë e pandashme e tij. Kokat që kanë ushqyer këtë filozofi shkatërruese dhe vrasëse, janë tash e 30 vite midis nesh, kur ata me kohë duhet të ishin zhdukur nga skena politike dhe jeta sociale e vendit. Fatkeqesisht, akoma me këta aktorë të degjeneruar dhe të kriminalizuar, konflikti i egër politik deri në urrejtje midis llojit, ka bërë që politika shqiptare me paturpësi, të nxjerrë në shesh fytyrën e saj të vërtetë. Injoranca i nxit njerëzit të bashkohen në parti turpi që fatkeqësisht ne këtu në Shqipëri i kemi me shumicë… Ne kemi parë në këto dekada fjalime të cmendura që ndiqen nga turmat sepse çmenduria magjeps njerëzit… Këta politikanët tanë harrojnë se oratoria me e mirë në botë është suksesi…

Kemi mësuar që në fillim të viteve të para të demokracisë se të gjithë jemi fajtorë, askush nuk është fajtor kur pohimet janë kolektive, kjo është mbrojtja më e mirë e mundshme kundër gjetjes së keqbërësve dhe ky është justifikimi më i mirë për ata që nuk bëjnë asgjë…

Ne shpesh për këtë takëm kemi një keqardhje ‘kaq ditën kaq bënë’. Keqardhja është një humbje e tmerrshme e energjisë se nuk mund të ndërtosh dhe të ecësh para mbi një keqardhje. Shpesh ne u thurim lavde udhëheqësve tanë, por këtu duhet të ketë një matës duhet të zbulojmë mjetet se si ata janë ngjitur në majë. Një fjalë popullore në Mokër thotë “Në mes të mollëve që janë të gjitha të kalbura nuk ke se çfarë të zgjedhësh”. Kemi arritur në një pikë që inteligjentët sëmuren se kanë mbi kokë idiotë dhe çuditërish këtu tek ne janë me bollëk.

Dhe bota nuk ka se çfarë të thotë më shumë se sa kaq për ne, deri sa një ditë të lodhet dhe të na kthejë kurrizin përfundimisht. Politikanët të korruptuara thellë, e tërë kjo tufë ‘zagarësh’ dhe amorale, janë vetë fatkeqesia e Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar.

Çfarë mund të thonë me këtë rast elita politike e vendit, të cilët duan kohë dhe vetëm kohë që të shpëtojnë lëkurën duke fshehur gjurmët e korrupsionit dhe të krimit? Në këtë rast faji nuk është ‘kopil’, ai ka nënë dhe baba, ai ka emra, ka adresë, ka identitet, atë tashmë e njohin të gjithë.

Gjykoni vetë se ku kemi arritur dhe cila është e ardhmja jonë. Heshtja për të drejtën, është poshtërimi që ne vazhdojmë t’i bëjmë vetes, përballë shkatërrimit kombëtar, grabitjes së pasurisë kombëtare dhe kriminalizimit të jetës tonë, duke na blerë me çmim qesharak dinjitetin. E pra këta politikanët tanë duan që të ketë ligje, por pë rata të ketë edhe shtigje…

Please follow and like us: