Albspirit

Media/News/Publishing

Deniza N. Limani: Themelohet Muzeu Etnografik në Komunën e Gjilanit

Jam shumë e lumtur t’iu njoftoj se në kuvendin komunal të Gjilanit, u miratua edhe iniciativa për themelimin e Muzeut Etnografik në Komunën e Gjilanit, përmes së cilit do të bëhet edhe një muze për qytetin tonë dhe do të pasurohet me koleksione të pasura të trashëgimisë së luajtshme që tregojnë për praktikat, kulturën, aftësitë dhe vlerat e shoqërisë, pra një lidhje e kulturës me komunitetin.

Muzeu Etnografik në Gjilan do të jetë muze i dialogut, i hapur, aktiv dhe mikëpritës kushtuar shërbimit të publikut. Paraqitja e kulturës tradicionale materiale dhe jo materiale e jetesës së përditshme dhe asaj festive.

Për çdo vit kalendarik, Muezun e Qytetit e vizitojnë mbi 5000 vizitorë, duke përfshirë qytetarë brenda komunës dhe veçmas bashkatdhetarët. Interesimini nxënësve dhe studentëve të shkollave është në vazhdimësi duke u rritur, kështu që tani e tutje do të kemi edhe më shumë hapësirë për ta.

Falenderojmë Komisionin Europian dhe komunitetin europian për mbështetjen e madhe, ekipin e projektit dhe si gjithmonë kryetarin Lutfi Haziri, i cili vazhdimisht i shtyn proceset përpara dhe i sjell Gjilanit projekte të ndryshme.

Faleminderit shumë gjithë anëtarëve të kuvendit komunal, që i besuan kësaj iniciative dhe e votuan për qytetin tonë, për kulturën e qytetin tonë!

Please follow and like us: