Albspirit

Media/News/Publishing

Sabina Darova: Tregim vjeshtor

Nën drurët shekullorë,
gjethet e rëna të vjeshtës
janë libra që arkivohen,
brenda mureve të nëntokës.

Vetëm një çast të vetëm
flasin me njerëzorët.
Atëherë kur shkëputen nga degët
dhe në ajër prekin distancën.

Çuçurisin të shushatura,
fjalë ndarjesh e përqafimesh,
e mbi qepalla mbledhin lëng kujtimesh,
si miq të vjetër në prag largimesh.

Në vjeshtë kur drurët zhvishen
vështrimit të njeriut,
pezull në ajër i qëndron,
një gjethe flutur.

Please follow and like us: