Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Pyetje publike për Komisionin e Posaçëm Parlametar të Taulant Ballës

 

Komisioni Parlamentar i Taulant Ballës që do që të mbjell kaq shumë urrjetje të neveritshme sot mes shqiptarëve, bashkë me mediat e neveritshme që janë bërë bori, të hetojë për kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të gjejnë:

  1. Kush i lejoji ushtarët serbë në vitin 1998 të hyjnë në këmbë në territorin e Shqipërisë në Kukës, Has, Tropojë dhe me duart e tyre të vendosin në 1400 hektarë territor të Shqipërisë mina serbe antinjeri, antitank?
  2. Kush i lejoi ushtarët serbë që të hyjnë në fshatrat kufitare të Shqipërisë dhe të largojnë popullsinë vendase?
  3. Kush i lejoi ushtarët serbë që të hyjnë në territorin e Shqipërisë administrative dhe postat kufitare të Shqipërisë t’i bëjnë nevojtore, të grisin dhe ta hedhin në tokë flamurin shqiptar nga postat kufitare?
  4. Çfarë bëri taulantëria me 53 shqiptarë të vdekur nga këto mina serbe dhe me 274 të plagosur e të mbetur invalidë të përhershëm nga këto mina serbe?
  5. Po me pasuritë, shtëpitë, bagëtitë e shqiptarëve, çfarë u bë?
  6. Komisioni i Taulant Ballës të gjejë kush e vrau Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ahmet Krasniqin në Tirane dhe kush e vrau gazetarin Ali Uka në Tiranë?
  7. Kosisioni i taulantërisë të hetojë pse Shqipëria e taulantëve nuk bëri padi kundër Serbisë në atë kohë fill pas lufte? Pushtetin në Shqipëri e ka patur taulantëria në kohën e luftës për Kosovën nga 1997 dhe deri në vitin 2005.
  8. Taulantëria të hetojë pse qeverisjet e taulantërisë kanë patur e kanë frikë prej Serbisë dhe nuk guxojnë as ta kritikojnë e jo më ta padisin në gjyqe ndërkombëtare?

Taulantëria duhet ta dijë se nuk shkon kjo këngë, nuk e heq vëmendjen e njerëzve kjo histori e shpifur që do të krjijojë taulantëria, nuk mbulohen dështimet e vjedhjet e shitja e pasurive të vendit nga kjo qeveri me skupe të llamarinta për UÇK e para dy dekadave.

Nuk hiqet mendja e njerëzve nga paratë që duhen dhënë për tërmetin, për shëndetin, për Covidin-19, por qeveria nuk i jep dhe del e mashtron ceremonialisht me arrogancë të shpifur nëpër konferenca shtypi ku vjellin urrejtje në mikrofona.

Please follow and like us: