Albspirit

Media/News/Publishing

Ermal Mulosmani: Akuzat më të pakuptimta ndaj Bashës për bashkëpunimin me UNMIK

Akuzat më banale dhe më të pakuptimta që i janë bërë ndonjëherë Bashës janë këto të bashkëpunimit me UNMIK-un për dosjet e krimeve të luftës.
Edi Rama ka marrë këshilla të këqia këtë radhë.
Nuk mund të akuzohet dikush pse ka bashkëpunu me organet ndërkombëtare që qeverisnin Kosovën. Ato ishin legjitime dhe të ngritura me vullnetin e çlitimtarëve të Kosovës, amerikanëve. Ishte nder për këdo të ishte pjesë e atyre institucioneve. Ato institucione pregatitën dosjet ndaj krimeve serbe të luftës. Lulzim Basha ka shërbyer si përkthyes dhe zyrtar jo vendimmarrës aty. Çdo përpjekje për t’i dhënë një rol ndikues në faktmbledhje është i pabesueshëm. Unë nuk mendoj se as për serbë as për shqiptarë nuk ka pasë në dorë të ndikonte Luli. Thjesht nuk ishte në atë hierarki. Basha, sipas dëshmitarëve ka qenë shef i dorëzimit të dosjeve nga institucionet ndërkombëtare te ato vendore. Kurrfarë mundësie me ndikue te ato nuk mund të kishte. I ka marrë me proces verbal, me firma (kështu ma merr mendja do jenë dosjet) dhe i dorêzon me firmë. Kaq. Njëfarë magazinieri dosjesh.
‘Top Channel’ nisi sot Metin qesharak në Krushë. Një banor i Krushës pretendonte që një kasetë me pamje të të masakruarve të Krushës ia ka dhënë Lulzim Bashës dhe nuk e di ku ka shkuar… Madje ky ia paska dhënë edhe BBC-së dhe ata paskan transmetuar vetëm dy minuta…
Tani, një kasetë që ky ia paska dhënë edhe BBC-së, pretendonte që ia ka humbur Lulzim Basha…
Pretendimi që Lulzim Basha ka dashtë të fshehë autorët e Masakrës së Krushës (ndêrkohë që atë e kishte edhe BBC, por edhe ajo nuk e përdori) më duket qesharak!

Përdorimi i kartës nacionaliste në kohë pandemie është shumë më i rëndë sesa përdorimi i pandemisë për politikë!

Please follow and like us: