Albspirit

Media/News/Publishing

Papa Françesku uron për fitoren kandidatin demokrat Joe Biden

Joe Biden do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e Shteteve të Bashkuara – i pari ishte John F Kennedy

 

Papa Françesku foli në telefon me Joe Biden të enjten për ta uruar për fitoren në zgjedhje.
Ai e falendroi kandidatin demokrat për lavdërimet që i ka bërë për rolin udhëheqës të Papës “për të promovuar paqen, ripajtimin, dhe lidhjet që bashkojnë njerëzimin në mbarë botën”.
Nga ana e tij, Biden shprehu dëshirën për të bashkëpunuar në bazë të besimit të përbashkët në dinjitetin dhe barazinë për të gjithë njerëzit në çështje si kujdesi për të varfërit e braktisur, për krizën e ndryshimit të klimës, dhe për të mirëpritur dhe integruar emigrantët dhe refugjatët në komunitetet tona.
Nëse rezultatet e 3 nëntorit do të konfirmohen, Joe Biden do të jetë presidenti i dytë katolik në historinë e Shteteve të Bashkuara. I pari ishte John F Kennedy. (Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: