Albspirit

Media/News/Publishing

Toni Gogut i bie gongu për prefekt i Tiranës, shkarkohet Suzana Jahollari

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefekten Suzana Jahollari.

Mësohet se në vendin e saj është emëruar Toni Gogu. Më herët, Gogu ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zv/ministër i Drejtësisë.

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Please follow and like us: