Albspirit

Media/News/Publishing

Covid-19 nuk kursen as klerikët e lartë të tri besimeve, bashkë me lutjen duhet edhe ndihma spitalore

Muhamed Sytari jep mesazh shprese

Pas infektimit me COVID-19, Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, u transportua për kurim më të specializuar drejt Turqisë, bashkë me të atin, i cili është në gjendje më të rënduar shëndetësore. I ndodhur në një spital në Ankara, Myftiu ka ndarë me të gjithë bashkëkombësit e tij një mesazh shprese se në fund e  gjithë kjo do të përfundojë dhe e mira do të mundë të keqen.

Imami ka deklaruar se prej ditësh është duke u përballur me pasojat e Covid-19, por është duke i ndjekur me përpikëri protokollet e miratuar më herët. Po ashtu Myftiu thotë se Allahu u Madhëruar do na nxjerrë të gjithëve faqebardhë dhe më shëndet të plotë.

Po ashtu, nuk harron pa dhënë edhe këshilla, duke zbatuara të gjitha rregullat, për të ruajtur vetën, prindërit, fëmijët dhe çdo njeri në shoqëri.

Hirësia Janullatos

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vizitoi sot në Spitalin “Evaggelismos” të Athinës, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë.

Kryepeshkopi pas diagnostikimit me Covid-19, është transferuar në reanimacionin e këtij Spitali. Gjendja e tij është e qendrueshme dhe po kurohet duke ndjekur terapitë e mjekëve sipas protokolleve në fuqi.

Kryepeshkopi falënderoi Ambasadoren për interesimin dhe shprehu bindjen se edhe kjo sprovë do të kalojë dhe njerëzimi do dalë fitimtar ndaj pandemisë së Covid 19.

Pasi shprehu mirënjohjen e sinqertë për kujdesin e veçantë të mjekëve, infermierëve dhe dashurinë e shprehur të njerëzve, ka përcjellë mesazhin “Mos ki frikë, vetëm beso”.

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot Frendos

Gjendja shëndetësore e Imzot Frendos është stabilizuar. Mësohet se tashmë ka kaluar në repart normal në spitalin që ndodhet në Itali i shtruar, pas infektimit me koronavirus.

Sakaq, bëhet me dije se Imzot Frendo ka mbajtur një video telefonatë me ipeshkvin Arjan Dodaj, ku i ka rrëfyer dhe gjendjen e shëndetit të tij, ndërsa është shprehur se mezi pret që të kthehet në Arqidioqezë.

 

Jeta e barinjve dhe e deleve të Perëndisë

Arben Rrozhani, Shekulli

Hirësia e tij Janullatos u mor me urgjencë për t’u shtruar në një klinikë të specializuar në Greqi. Imzot George Frendo u transportua me urgjencë me një avion sanitar brenda një kapsule për në Bari të Italisë. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, u nis me urgjencë për në një klinikë të specializuar në Turqi…

Dërgimi me ngut i klerikëve të infektuar me COVID-19 në klinikat jashtë vendit, nuk është një sakrilegj, sepse jeta është më e shtrenjtë se çdo gjë.

Por kurimi i shtrenjtë i barinjve tanë shpirtërorë, kur ne, delet e Perëndisë, edhe blerjen e maskave një përdorimshme, i llogaritim te buxhetet e përditshme familjare, për të m os folur për miliona lekët që paguajmë nëse infektohemi, të lë shije të keqe në grykë, aty ku thuhet se fillon të vrasë koronavirusi.

Please follow and like us: