Albspirit

Media/News/Publishing

Proza poetike nga Mustafa V. Spahiu

FJALËT E REJA – E PARA ISHTE FJALA
Shoqe e amshuar e jetës sime, thuaj gjethet dhe pranvera do të vinë në ku nuk sundon asnjë stinë moti. Respekt dashurisë së stinëve që ndërrohen.

Thuaj fjalën që përkrah fëmijërinë ndërsa qiriri valëvitshëm mbi çati emëron gjërat e
largëta dhe të vetëmuara si druri vetmitar.

Thuaj dashuri, dhe atë që perënditë duan, mu si mashtrimet më të bukura të kohës, do të vijnë nën dritaren time me trajtën dhe
fizionominë e dashnores – Nanë.

Është dimër, tani masën çdo gjë e ka, reflektimi i qartë në kristal, mënyra aqë shumë e kërkuar – ka thënë qenja e fyer –
është koha të emërohet,

Ku janë të zotërit e fjalëve e ata që me fjalë mirren, ja mënyra se si eçtohet më shumë se lakmohet për legjendë dhe rrëfenjëzë…

Kjo është koha e njeriut pa sundim, e njeriut të humbur në pronat e veta të shpirtit të kulluar.

E ne kërkojmë udhën, kërkojmë edhe mënyrë të re, atë reflektim të lumtur, si
kur bëhen lëshime të vogëla në dashuri, ose sikur dashurohet në padijeni.

Poet, i pari ndër zotërit e fjalës, mu në mes të të folurit të kërcënuar, prapë le të të besohet fjala.
Sa ndrit shkëlqimi i agimit, hapësirës e
thërras emrin e saj – Yrfete!
Qershor 2017, në Dardaninë Ilire.

 

 

PRINCESHA E UDHËVE

 

E barta dhe e shpërhapa nëpër botë.
E fsheha që askush i gjallë të mos ta dëgjojë, të mos ta shohë dhe të mos ta ndjejë…
Ajo më ka mbajtur gjallë e për gazep, ajo më ka trazuar gjakun ndër denj, zërin në grykë dhe ditët e vitit, ndonjë herë të vitit
të brisht.
Ajo më shpëtii, ajo më përkëdheli, ajo më
çoi përdore, më tregoi udhën dhe m’i shpjegoi diellnat dhe yjet…
Ajo rrodhi dhe kulloi lumenjve të mi të fshehtë,
ishte komplotiste dhe e burgosura e zemrës sime të zhuritur…
Ajo u hodh në hapësirat vetmitare të shpirtit tim të pikëlluar e të paanë, ka banuar në shkretëtira dhe ka çarë pyje,
bjeshkë dhe dete.
Ajo ka mbajtur pishtarë dhe ka ndezur ndër netët e mia të gjata e të pagjumë.
Ajo ka qenë zonjë e Diellit princeshë e udhëve dhe shtigjeve,
ajo ka qenë lule alba e shkretëtirës,
ajo me sytë e saj ka errësuar yjet hyjnorë
kurse me dritën e re, të padukshme dhe të
pashpjeguar, ka shëndritë hapësirat qiellore.
Dhe çka të them më? Ate – se e kotë është e gjithë ajo që them, se kot i rizgjoj fjalët dhe – porsi stralli nga rëra – e hedh përpjetë me shpresë se, në lartësi, larg tokës së turbullt dhe me baltë, do të marrë
krahët, do të valojë dhe shushurojë si zogjtë, si zjarret, si fluturat, si kasnecët…
Ime nuse e shfleton Librin e agimeve…

Korrik 2011, në Anamoravë.

Please follow and like us: