Albspirit

Media/News/Publishing

Universiteti i Tiranës i jep lamtumirën profesores Kozeta Noti!

Me trishtim të thellë njoftojmë se një tjetër anëtar i komunitetit të personelit akademik të UT-së, Dr. Kozeta Noti, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Për më shumë se 20 vite, ajo ishte pjesë e Universitetit të Tiranës duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe angazhim maksimal në gjithë veprimtarinë e saj akademike.

Profesoreshë Kozeta njihej nga të gjithë si personi me shpirtin e madh, energjinë dhe pozitivitetin që përcillte tek studentët dhe kolegët e saj në UT, njeri i dashur dhe e qeshur, optimiste, një kolege dhe bashkëpunëtore e shkëlqyer.

Prof. Kozeta u largua fizikisht nga kjo jetë, por kontributi që ajo la pas do të jetë gjithmonë pjesë e trashëgimisë së Universitetit të Tiranës.

U prehsh në paqe!

Please follow and like us: