Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: SHTATORES SË ADEM JASHARIT

Ç’i ngriu një nur
Madhorit në gur.
Mbi supe ndez sharku
Rënduar prej gjaku.
Gjoks pleksur gjerdani
Në gjalm’ xhamadani.
Nxirë mjekra barotit
Shkund predhën e mortit.
Në ç’sy fle rrufeja
Të t’çojë ndër beteja…
Një shprese ti prije
Me djepe lirie.
Drejt ëndrrës që nget
Të shenjtë amanet!
 – 2017 –
Please follow and like us: