Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Romina RADONSHIQI: Si duhet t’i menaxhojnë paratë shqiptarët për festat e fundvitit?

Dr. Romina RADONSHIQI

 

Financat e shqiptarëve kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë perjudhës së pandemisë. Mungesa e ekuilibrit financave apo të ardhurat e çrregullta i ka bërë shqiptarët që të reflektojnë në lidhje me shpenzimet, duke qenë më racional  në aspektin e menaxhimit të tyre.

Por, festat e fundvitit kanë ndikim në sjelljet konsumatore, tregtarët e kanë të lehtë të shesin mallra dhe shërbime sepse konsumatorët kanë nivel të lartë kërkese dhe janë të prirur të shpenzojnë këtë muaj. Gjatë festave të fundvitit në Shqipëri bëhen blerje me sasi të tepruar dhe shpesh herë stimulohen nga dëshira të çastit. Nuk duhet harruar se sipas teorive ekonomike dëshirat janë të pakufizuara por burimet janë të kufizuara. Në rastin tonë burimet financiare janë të kufizuara për këtë arsye duhet të menaxhohen mirë.

Në këtë situatë vështire me të cilën po përballet bota zgjedhja më e mirë do ishte të ulnim shpenzimet. Nga eksperienca e viteve të mëparshme parashikohet një rritje e çmimeve e të mirave dhe shërbimeve në treg.

 

Disa këshilla për festat e fundvitit:

  1. Planifikoni blerjet duke krijuar një listë;
  2. Vendosni prioritete duke i renditur; produket apo shërbimet sipas rëndësisë;
  3. Bëni blerje duke u nisur nga nevojat;
  4. Mos bleni ditet e fundit të festave. Blerjet e hershme  mund të jenë një strategji e mirë për të përfituar produkte me çmime të ulta dhe  shmangur grumbullimet për të mos riskuar  infektimin nga virusi;
  5. Bëni blerje racionale duke realizuar së  pari një studim tregu në lidhje me çmimet;
  6. Nëse shikoni rritje të çmimit të mallit që dëshironi të bleni përqëndrohu te mallrat zëvëndësues (nëse ka);
  7. Elemoni blerjet spontane!
  8. Përqëndrohuni në blerje të higjenës personale pavarësisht çmimit të tyre duke qenë se në këtë perjudhë është prioritet shëndeti;
  9. Mos bleni dhurata me çmime të larta ose gjeni ide alternative;
  10. Përdorni me efiçencë burimet financiare.

Dhuratat në festat e fundvitit janë simbol i mirënjohjes dhe shprehjes së dashurisë. Shqiptarët gjatë festave i kushtojnë rëndësi dhënies së dhuratave në shenjë falenderimi për miqtë apo për të gëzuar fëmijët dhe njerzit e dashur të tyre.

Më poshtë do të njihemi me disa këshilla se si mund të shpenzojmë më pak për dhuratat e fundvitit:

  1. Përqendrohuni tek dhuratat me çmime të ulta;
  2. Zëvendësoni dhuarat me surpriza, xheste apo mënyra të tjera alternative;
  3. Dhuroni një shportë me fruta dhe perime të cilat janë të shëndetshme;
  4. Dhuroni diçka tuajën, në përputhje me natyrën e individit të cilit do ti bëni dhuratë. Për shembull: nëse është një individ të cilit i pëlqen të lexoj mund t’i dhuroni një libër që keni në bibliotekën tuaj;
  5. Përfitoni nga uljet e “Black Friday”, uljet e sezonit apo ofertat e fundvitit;
  6. Dhe këshilla e fundit por jo me pak e rëndesishme; dhuroni mbështetje dhe sa më shumë buzëqeshje në këto ditë të vështira pandemie.

 

Please follow and like us: