Albspirit

Media/News/Publishing

Xhovalin Delia: JA KE FUT KOT, PLAKO…

“…edhe Merkel të vinte këtu nuk ndalohet ikja”, – i lan duart kryefamiljari i Shqiperisë para të rinjve në ikje.
Po, Zotni Kryeministër, nuk ja ke fut kot, kështu siç është katandisur Shqipëria edhe Angela Merkel të vij në Shqipëri, në mes krimit e korrupsionit të PA SHPRESË, të rinjtë shqiptarë do vazhdojnë TË IKIN në kërkim të një jetë më të mirë, më të denjë e më të sigurt.
Angela Merkel nuk ka pikuar nga qielli. Është një femër e thjeshtë, pa pordhë por me shumë përkushtim, rritur e formuar në Gjermaninë lindore komuniste, pra, E VARFËR, siç jeni rritur ti e paraardhësit e tu kryeministra, por ndryshe nga ju të gjithë sëbashku, nuk i ka hyrë politikës për t’u bërë e PASUR, as për të SUNDUAR gjysmën tjetër “të keqe”, por për qeverisur mbarë komunitetin, kombin e ribashkuar gjerman e sot po qeverisë edhe kontinentin evropian.
Nuk duhet shkollë e madhe me qeverisë një familje, komunitet apo komb. Mjafton të kesh një qëllim të mirë në dobi të shumicës, përkushtim deri në VETËSAKRIFIKIM (dhe dy pare mend sa me lidh ushkurrin e brekëve. Këtë të fundit dhe fat pa hesap ke pasë ti e dhe paraardhësit e tu, ndersa dy të parat, qëllim e përkushtim dyshoj se u përkasin ju).
A e keni parë ku jeton Angela Merkel? Në një shtëpi normale e pa policë rreth e qark. Pse? Sepse nuk ka asgjë për të fshehur e as nga kush të ruhet. Angela Merkel nuk bën marifete ndaj nuk vesh jelek e as xhamadan por punon e QETË e pa’ frikë per popullin gjerman.
Po është e vertetë që të rinjtë TENDECIALMENTE janë të prirur për të FLUTURUAR, e aq më tepër të rinjtë e dëshiruar shqiptarë, por kur ikja është MASIVE do të thotë që diçka e madhe, jetike u mungon, ashtu si zogjëve MËRGIMTARË që mërgojnë në vjeshtë per tu RIKTHYER në pranverë. Natyrisht që një Kryemistër që ka bërë tre mandate kryebashkiak i kryeqytetit e LYP mandatin e TRETË si kryeqeveritar, nuk mund tua thotë të vërtetën, por të rinjtë që IKIN e dinë fort mirë motivin E IKJES që u dhëmb në zemër e në shpirt. Ashtu siç unë e di motivin pse kam ikur 30 vjetë parë e PSE NUK KTHEM DOT AS SOT PAS 30 VJETËSH. A e di pse miku im? Sepse në Shqipëri SUNDOJNË po të njëjtët KUSARË, po ata prej të cilëve kam IKUR 30 vjet më parë.
Pra nuk është MREKULLIA Merkel, por AUTODISIPLINA gjermane e radhës me emër Angela që qeverisë gjermanët. Kjo mrekulli me emër AUTODISIPLINA është çelsi i MBARËSISË. Këtë duhet të mësosh e të aplikosh ti i pari e pastaj tua mësosh fëmijëve tuaj e të mbarë Shqiperisë që të shohin në dritë të syrit, ÇAFRË TI THUA e si e thua dhe çfarë t’i BËN e si e bën.
Edhe vajza ime, të cilës nuk i mungon asgjë për të jetuar normalisht në Itali, provoj të emigrojë, fluturoj në kërkim të një jete më të mirë siç bëjnë shumë italian e italiane, evropianë, amerikanë etj, por u kthye përsëri në Itali. Pse? Përgjigja është e thjeshtë, jo për patriotizëm e as për atdhedashuri por sepse në shtëpinë e saj jeton më mirë se atje ku provoj. Nuk ishim ne prindërit e as Merkel që “e bindi” për t’u kthyer por jeta në Itali e ishte më bindëse për vajzën time.
Ndaj, zotni Kryemistër, që të jesh i besueshëm, kur të dalësh me LYP MANDATIN E TRETË, ji i ndershëm me vetën e i hapur me shqiptarët. Thuaj gjërat siç janë e thërriti me emrin që kanë.
Jeni ju TË MBRAPSHTË pa ikin shqiptarët e mbarë. Edhe aventurieri më i madh e do nënën, shtëpinë e tokën e vet. Por kur nuk arrinë të mbijetojë në shtëpinë e tij, merr udhët e ikën në dhe të huaj.
Në 1993, kur ime shoqe ishte shtatzënë, teksa ktheheshim në shtëpi, tek Shallvaret, pamë një çift të ri me karrocë.
“Po ne a do të kemi një karrocë per Samonën tonë?” – më pyeti Nevi, që po përgatitej për t’u bërë NËNË, duke më parë më dritë të syrit, e njëkohësisht duke përkëdhelur Samonën që e kishte 3 muajshe më bark. (realisht e kishim pagëzuar Samona në mënyrë dëshirore, pa e ditur ende ç’ishte, vajzë apo djalë, dhe Zoti na fali një Samona nëntë bukur se ç’e kishim imagjinuar).
Ky imazh fiksuar në memorien time përjetësisht do të projektonte rrugën t’ime të përgjegjëshme si BABÀ i ardhshëm.
Si mund të injorojë atë SHIKIM NË DRTË TË SYRIT? Aty kam filluar të kuptoj përgjegjësinë që më pret si bashkëshort e si PRIND i një krijese, frut i një “dufi të papërgjegjshëm” dashuror. Aty, në heshtje, kam bërë betimin si PADRE DI FAMILJA që: nuk do t’i braktisë kurrë e per asnjë motiv familjen e do bëj çmos, deri në VETËSAKRIFIKIM që FAMILJA ime të ketë kushtet normale për jetë. Ky ka qenë motivi i IKJES time. Motivi i MOSKTHIMIT pas 30 vjetësh është po ai i IKJES.
Pyes: Zotni Kryeministër, si arrini të INJORONI për 30 vjet miliona njerëz që ju shohin çdo ditë me shpresë në dritë të syrit?
Please follow and like us: