Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Papërgjegjshmëria dhe pashpirtësia e Rilindjes ka kaluar çdo kufi!

 

Duke parë situatën e rëndë të pandemisë, apeloj që të vihen në funksion dhe të pajisen urgjent spitalet rajonalë dhe ata të rretheve në shërbim të pacientëve Covid-19.

Specialistët e këtyre spitaleve po japin shërbim cdo ditë sa munden për të sëmurë Covid duke i bërë vizitën, dhënë trajtimin e përcjellë në shtëpi të sëmurët e duke i ndjekur bashkë me mjekët e familjes e personelin infermieror që aplikon injeksionet në banesa  dhe qendra shëndetësore!

Ky personel i pambrojtur e me paga qesharake po mban barrën kryesore në këtë pandemi!

Mundësoni të kenë mjetet e nevojshme mbrojtëse, aparatura për ekzaminime dhe trajtim, kushte spitalore, pagesa bonus për personelin mjekësor, të shtrohen e ndiqen në këto spitale pacientët Covid  që edhe familjarët mos robëtohen me ditë të tëra në oborret e spitaleve Covid duke pritur një përgjigje që s’u jepet në shumicën e rasteve!

T’i jepet fund qëndrimit në ambulanca të sëmurëve që dhe nëse janë në stade që mund ta sfidojnë këtë virus përkeqësohen nga mënyra e trajtimit, kushteve, të ftohtit dhe ankthit që përjetojnë!

T’u shërbehet aty ku ju shërbehet gjithmonë nga mjekët e zonës, qarkut të cilët njohin dhe gjendjen shëndetësore të mëparshme të tyre, rrisqet për ta kaluar më rëndë dhe të ndjehen psikologjikisht më qetë dhe më mirë!

Mos u tregoni qytetarëve “strategji” mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht!

Vdekjet e raportuara po rriten çdo ditë!

Vdekje në shtëpi që nuk janë raportuar nga komiteti i partisë po ashtu.

Vetvrasjeve të pacienteve që hidhen nga dritaret e spitaleve Covid ju shtua dhe sot një tjetër.

Deri tani  kanë humbur jetën më tepër se 20 mjekë sepse janë lënë në front të luftes pa mjete mbrojtëse!

Jemi pranë Europës, por në standarte me afër Afrikës.

Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar vetëm demagogji.

Papërgjegjshmëria dhe pashpirtësia juaj po kalon çdo cak e normë njerëzore e humane!

Nëse komiteti dhe Ministrja e Shëndetësisë ka mbi gjithcka partinë, mjekët në sistem nuk mund të pranojnë këtë e të vendosin asgjë mbi jetën e pacinetit, ky është dhe mbetet betimi solemn.

30 Nëntor 2020

Please follow and like us: