Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta piktori Besim Tula

Piktori Besim Tula është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, si pasojë e koronavirusit. Mësohet se piktori Tula prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po merrte mjekim për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar. Piktori Besim Tula ndër dekada me krijimtarinë e tij në pikturë ka sjellë për publikun vepra të ndryshme. Tablotë e tij në pikturë janë të njohura dhe të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.

Please follow and like us: