Albspirit

Media/News/Publishing

1943/Shoku Dushan Mugosha jepte vendime me vdekje te Brigata e Parë Sulmuese, ja si u pushkatua mamia e Pogradecit?

Procesverbali i ekzekutimit të mamisë nga Shkodra

“Sot më 13.9.1943 u mbajtën në procesverbal e quajtura Maria Demo prej Shkodre, banuese në Pogradec prej 5 vjetësh, mami bashkie, e arrestuar në Pogradec më 10.9.1943 si e dyshimtë dhe në bashkëpunim me fashizmin. Gjyqi ushtarak i brigadës së 1-rë i përbërë prej komandantit të brigadës Mehmet Shehu, Sali Muratit me cilësi si nënkomisar dhe Todi Naços si partizan i brigadës, në mbështetje të akuzave që bëheshin dhe të deklaratës së të akuzuarës që gjatë hetimeve aprovoi se kish qenë spiune e karabinierisë, se kish pas lidhje me togerin dhe mareshalin italian të karabinierisë, të cilëve ju jepte raporte verbale mbi shoqet e shokët e Pogradecit, se kishte fole kundra luftës sonë me të gjithë, se i kishte dhënë informata të ndryshme priftit italian në Pogradecit dhe se në dyqanin e 3 tregtarëve, vëllezërve Binishi, bënin mbledhje të ndryshme me oficerë italianë dhe bisedonin mbi shoqet e shokët tanë vendosi: dënimin të akuzuarës me vdekje”.

Please follow and like us: