Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Të bashkojmë fuqitë që pranvera mos na helmohet përsëri!

Si ish-studente e asaj dite magjike, 8 Dhjetorit, por dhe si demokrate ndjehem e bekuar që përjetova dhe u bëra pjesë simbolike e saj.
Ishte ditë e ftohtë dimri të ashpër kur gjarpërinjtë e gjakut pësuan tronditjen e madhe që iu erdhi si tërmet dhe i bëri të strukeshin nën rrënoja.
Azem Hajdari dhe studentët e intelektualët vizionarë të këtij vendi shenjuan shekullin e ri… dhe i dhanë emër epokës.
Brezat që vijnë do ta ndërtojnë piedestalin e Azemit e do përmendin kontributin e dr. Berishës me shokë të palëkundshëm e të përjetshëm.
Por hijenat që u strukën në rrënojat e regjimit kalbësirë dolën përsëri si gjarpërinjtë nga strofullat e tyre në pranverë.
Dhe kurrë nuk munguan e nuk rreshtën të na helmojnë pranverat dhe të gjitha stinët.
Dhe ja sot rezultati: Po shkojmë si popull nën rrënoja të braktisur e ditët që po përjetojmë na rezervojnë një regjim të “ri” i cili është sjellës i fatkeqësisë dhe rrënues i demokracisë.
Pra tani është koha të mbledhim prapë fuqitë e moralin njerëzor e demokratik të shpëtojme ç’ka ngelur për të shpëtuar.
Koha nuk pret.
8 Dhjetori- jo vetëm kujtesë e apel!
Please follow and like us: