Albspirit

Media/News/Publishing

Gardistët e veshur me uniformë dhe grada në shërbim të diktaturës

 

 

Nga Bejdo Malo

 

Si do shpëtojmë nga propoganda e pangopësisë. Sa më shumë kohë kalon aq më e vështirë bëhet. Pas betejës së Stalingradit, kur Fon Paulisi gjenerali nazist nuk zbatoi urdhërin e Hitlerit për të vrarë veten, Adolfi u zhyt në dëshpërim dhe s’foli më në publik. Nxorri famëkeqin Gebels i cili mbajti gjallë karizmën frenetike të Hitlerit. Gebelsi mobilizoi median dhe kinematografinë. I mblodhi në një kinema gjigante në Berlin, gazetarët, kineastët aktorët dhe u drejtoi pyetjen: “A jeni ju për luftë edhe më të përgjakur” dhe nga ata mori miratimin histerik populist “Po…”. Madje Gëbelsi bëri dhe dy filmat e famshëm për epërsinë e racës që shurdhuan e verbuan plotësisht mendjet gjermane.

Kjo anë e errët e propogandës  hitleriane është bërë mësimi më i çmuar për të mos u përsëritur historia. Dhe Europa prodhon antikorpe sa herë që ka shenja embrionale. Por edhe pse s’ka fare ngjashmëri me Shqipërinë episodi që tregova, aktualisht propoganda e pshtetmbajtësve është shumë autoritare. Të mbysin, të kryqëzojnë të guxosh të shprehësh një mendim ndryshe. Edhe pse vij nga radhët e uniformave të gjelbërta më është neveritur për shkak të përfaqësuesve fanatikë të propogandës autoritare sepse i shikoj fotot e tyre në krye të shkrimeve në median e përditshme dhe portale. I thonë ‘këmbës dorë’ vetëm e vetëm që tërë fushën ta ketë idhulli tyre kryemnistër. Ore po s’pyesin fare. Vrapojnë dhe shtyjnë njeri-tjetrin me bërryla kush ta botojë i pari, tezën e propogandës autoritare që ta lexojë idhulli dhe kur është duke udhëtuar me çarter në Europë apo përtej Oqeanit. Mua më ngjajnë të veshur me uniformë dhe me grada Carlo Bolino, Ilir Yzeriri, Frok Çupi, Mustafa Nano, Spartak Ngjela, tërë stafi i Grupit Report TV, tërë stafi i nja katër gazetave, shumë studio televizive dhe stafet e tyre, shumë të tjerë që duan të jenë edhe pubikë e të pavarur, por financohen nga borde shtetërore. Ore s’të lënë të thuash një fjalë. Të mbytin të pështyjnë. Ore të vrasin mediatikisht të mendosh ndryshe, të kesh të drejtë të jesh opozitar, të duash PD, të duash opozitën, të duash lirinë e shprehjes. Ata të ruajnë me qiri në dorë nëse thua një fjalë të mirë për Presidentin e Republikës Ilir Meta, për liderin e opozitës Lulëzim Basha,  pale për Berishën, për Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, për kundështarët objektivë të Edi Ramës. Një kolegu im gazetar që u beson teorive konspirative më tha janë masonë. Po le të jenë ç’të duan mor vëlla. Po ne 10, 20, 30, 40 apo 50 për qind e popullsisë, që me të drejtë kushtetuese nuk duam të mendojmë si Edi Rama, si mbështetësist e tij që duam të votojmë ndryshe, si të bëjmë.

Kjo gardë Tutan-Camunësh s’të lë. Po si vallë s’ngopen. Kanë gjithçka. Kanë çdo lloj pushteti. Si ndalojmë, as të flasin, as të ndajnë asete dhe para, as pushtet okult dhe jo okult. Po si vallë nuk ngopen. Ilir Yzeiri fjalën PD, Lulëzim Basha dhe një lumë fyerjesh, për be që mendojmë ndryshe vetëm këtë vit e ka përmendur mbi 100 herë, Carlo Bolino, në daljet televizive mbi 150 mijë herë, Frrok Çupi mbi 160 mijë herë.

Ore mund ta kem edhe gabim, më thoni. Po si është e mundur që një avokat kaq i nderuar si Spartak Ngjela e ka përdour në konotacionin më të keq mbi 200 mijë herë fjalën Ilir Meta. Po Jozefina Topalli mbi 200 mijë herë në konotacionin më të keq fjalën Lulzim Basha. Sipas një programi kopjuterik nëse merr shkrimin e një kritizeri të pa skupuj dhe numuron sa fjalë ka përdour autori e gjen shumë lehtë se cilat fjalë ka përsëritur më shumë.

Të shokon Frrok Cupi në 30 shkrime mbi 5 mijë herë fjalën Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në konotacion denigrues. Nuk po them për Mustafa Nanon, se ai kalon çdo limit. Janë dhe nja 90 gazetarë dhe opinionistë të ndryshëm që s’po i përmendim me emra (ca skutha me mendje të përbaltura), që kur u bën testin më programin kompjuterik dilnin që fjalën Lulëzim Basha, opozitë, Sali Berisha, Ilir Meta, Petrit Vasili e kishin përdorë nga 10 mijë deri në 100 mijë herë me konotacion denigrues. Si është e mundur që u konsideroka sukses në disa emisione politike apo në të gjithë emisionet me emra lokalesh nate u quajtka sukses nëse debati denigron të dh… dhe e hëngërsh m… Dhe pastaj dalin me dhjetra e qindra portale e i fusin në përforcim me zbardhje. Na ruajtsh o zot ku po shkojmë.

 

Please follow and like us: