Albspirit

Media/News/Publishing

Kritika gjermane vlerëson kompozitorin shqiptar Thoma Simaku

Në fillim të muajit nëntor në revistën e kritikës muzikore OPUSALB botuam lajmin për lajmin për CD-në e re të Simakut.
Shtëpia Diskografike prestigjoze BIS Records në Suedi nxori në treg albumin e ri të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku nën interpretimin e muzikantëve të njohur në shkallë ndërkombëtare.
Siç po duket albumi i ri që doli në treg nga shtëpia diskografike suedeze e ka nisur mbarë rrugëtimin e tij.
Një recension me pesë yje është botuar këto ditë në revistën gjermane “Rondo – Das Klassik & Jazz Magazin”. Kritiku gjerman Guido Fischer duket i mbërthyer nga muzika që ka dëgjuar!
Artikullin në gjermanisht e gjeni në këtë link:
Ndiqni në vijim edhe në shqip çfarë shkruhet në të:
“Në moshën 62-vjeçare, Thomas Simaku, me origjinë nga Shqipëria, i cili ka jetuar në Angli për një kohë të gjatë, është akoma një nga kompozitorët bashkëkohorë më të shpërfillur padrejtësisht. Ngase Simaku mirëfilli të nxit të dëgjosh me gjuhën e tij kumbuese, e cila përkundër koklavitjeve formale, nga mprehtësia e skajshme gjer në intimitetin e mistershëm, përdor një gamë të gjerë shprehjesh. Simaku është trajnuar gjithashtu nga artisti i shquar i post-avangardës Brian Ferneyhough. Në vitin 2011, megjithatë, ai i pati kushtuar një pjesë në piano një idhulli tjetër, të cilin pianisti Joseph Houston tani ia ka bashkëngjitur këtij CD portreti. “Hommage à Kurtág” është titulli i veprës që sendërton një shpërthim të fuqisë madhore nga strukturat tingullore të pakësuara rrënjësisht, të cilat shpesh pasohen nga një heshtje shurdhuese. Ky lloj shpërqendrimi jashtëzakonisht i tensionuar, i krijuar me shumë pak burime, të kujton studentin e Schönberg, Anton Webern dhe admiruesin e tij hungarez György Kurtág. Dhe është pikërisht arti i Kurtág që synon krijimin e një bote të tërë, shpesh me një gjest të vetëm, që Simaku (ndoshta në mënyrë krejt të pavetëdijshme) e ka marrë si model kur pati shkruar disa nga kompozimet e muzikës të dhomës dhe pjesët në piano që janë regjistruar tani. Të gjashtë kompozimet, të cilat gjetën interpretuesit e përkryer falë pianistit Joseph Houston dhe Quatuor Diotima, datojnë nga vitet 2010 gjer në 2019. Dy kuartetet me tela Nr. 4 & 5 karakterizohen gjithashtu ngangadalësia shtypëse dhe turbullimet tronditëse. “Lʼimage oubliée dʼaprès Debussy ” gëzon një pavarësi të magjishme, pavarësisht të gjitha aromave të Debussy. Dhe kuinteti i pianos “con-ri-sonanza” (2018) është një shembull tjetër i (p)qetësisë buçitëse në të cilën do të përfshiheni”./opus.alb/
Please follow and like us: