Albspirit

Media/News/Publishing

Fillon festa e hebrenjve Hanukkah

Hanukkah është festë tetë ditore që shënon ripërkushtimin e tempullit të dytë hebre në Kuds në shekullin e dytë para Krishtit.

Ka filluar festa e hebrenjve në mbarë botën, Hanukkah, sipas kalendarit hebraik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe njohur edhe Festivali Hebre i Dritave, Hanukkah, do të vazhdojë 8 ditë, ndërsa u kremtua me aktivitete dhe rituale të ndryshme edhe nga hebrenjtë e New Yorkut ashtu si të tjerët në vendet e ndryshme.

Hanukkah është festë tetë ditore që shënon ripërkushtimin e tempullit të dytë hebre në Kuds në shekullin e dytë para Krishtit. Festa filloi më 10 dhjetor ndërsa do të përfundojë më 18 dhjetor.

 

Please follow and like us: