Albspirit

Media/News/Publishing

Liliana Pere, intervistë ekskluzive me doktoren e shkencave mjekësore, Vigjilenca Demiraj

Intervista/Flet Dr.Vigjilenca DEMIRAJ, M.D.,Ph.D., pedagoge dhe specialiste

Gastro-Hepatologe pranë Spitalit Amerikan -2 dhe Spitalit Santa-Plus.

Mirënjohje, falenderim dhe përulje me dorë në zemer për bluzat e bardha.

Eshte më se e sigurtë se historitë e mjekeve i kanë kapërcyer kufijtë e historive te suksesit sot në këto kohë pandemie. Madje madje dhe te gjithë kufijte reale, imagjinare dhe gjeografikë te kohrave nga më të vështirat qe po kalojmë. Ato janë tashmë histori heronjsh mantel bardhësh deri në sakrifikimin e jetës së tyre. Humanistë te paepur në shërbim të shëndetit të njerëzve. Në kujtesën tonë do të kujtohen gjatë me prezencën gjiganteske, imazhin e tyre të shkëlqyer, të veçantë si astronautë në planetit tokë në lufte me virusin Covid-19. Relativisht mjekët që shërbejne me devotshmëri në  këte kohë pandemie janë të lodhur nga vështirësitë dhe përballja me problematika të natyrave të ndryshme. Por fisnikëria dhe ndjeshmëria e tyre është e lartë. Nuk paraqiten aspak të të thyer. Ata përpiqen, shërbejnë nuk shmangen, edhe pse një pjesë e tyre kanë dalë në pension janë ofruar dhe punojnë me energjitë e një të riu. Mjekët  tanë i shohim të lartësuar mbi çdo vuajtje e trishtim të humbjes se jetës së njerëzve si rrjedhojë e pandemisë, të vrarë e dërmuar nga humbja e kolegëve te tyre. I shikon dhe i dëgjon brenda dhe jashtë spitaleve duke dhënë kurajo, këshilla profilaktike për mbrojtje nga Covid-19 pa pushim sepse na duan të shëndetshëm të gjithë.

Mjeket cdo ditë  perserisin e përserisin: “Jeta juaj – jeta jonë, jeta e  njeriut mbi gjithshka, ne jemi për ju dhe me ju”.

Faleminderit dhe mirenjohje të thellë.  Jeni ngritur ne lartesitë e yjeve. Te kthjellët të mëncur e active, të sinkronizuar në kohe reale me zhvillimet. Mendimet e mija shkojnë sot dhe gjithmonë tek mjekët, gjithshka që prezantojne ata me personalitetin e tyre. dhimbsurinë, arësyen, fjaken balsan të ngrohtë shërbimin dhe huamnizmin që ta jep vetem nëna. Dhe njerezit tanë të familjes.

 Te gjithë  mjekët i dua dhe përpiqem të  kuptoj përse më  ngjajnë aq shume me njëri  tjetrin kur dua t’i krahasoj si personalitete, jo vetëm nga mantel i  tyre i bardhë, por nga humanizmi që rrallë e ka profesion tjetër. Njajnë me perënditë e erës, shiut dhe borës. Nëse kristalet e borës janë aq të bukur të pakrahasueshme me lulet e çdo stine, ashtu dhe mjekët janë aq speciaĺë nga të gjitha kategorite e profesioneve. Besimi dhe shpresa që të japin rrjedh nga perkushtimi i tyre me mish e shpirt mëncuria dhe forca e argumentit, janë aty kur vuan dhe po jep fryme bejne ceshte e mundur te dalesh nga gjendja te japin jetë. Ata jajnë te gjithë një ylber i shndritshem, shpirt I bardhë i madh, dorë e ngrohte, sy të  dhimsur, mëndje të ndritura! Starndart nderkombëtar profesional!

Janë familja jonë e dashur e shtrenjtë. Falenderim për gjithë  sakrificat supreme në këtë periudhe të gjatë pandemie që ka na ka vënë para dilemave të mëdha.

Sot po bashkëbisedoj gjatë me nje mjeke të nderuar  Dr. Vigjilenca Demiraj.

Vigjilenca DEMIRAJ. M.D.Ph.D.pedagoge dhe ish specialiste Gastro-Hepatologe pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Universiteti I Mjekesisë Tiranë, aktualisht pranë Spitalit Amerikan -2 dhe Spitalit  Santa-Plus.

Dr. Vigjilenca motivohet në punën e saj nëpërmjet thyerjes së kufijve  ekzistues dhe zhvillimit të ideve të reja si në punë, ashtu dhe jashtë saj duke folur e këshilluar në media audience nëpërmjet medias vizive. Ajo është e duke orientuar e këshilluar për ngritjen e kultures shëndetësore në njerëz  në fushën e profilaksisë  së sëmundjeve te brendshme (gazeta,TV,Fb, libër etj. Inkurajojmë  perpjekjet e saj në fushën e mjekesisë. Qetësia, mirësia dhe dashuria e saj ndjehet kur e ke pranë. Nden se ke afër një shoqe dhe mike tè mirë me thjeshtesine, bukurinë e saj dhe komunikimin. E gatshme e papërtuar të ndihmojë për gjithshka.

 

Profil

Dr. Vigjilenca Demiraj përfundon studimet nè Fakultetin e Mjekesisë  të Universitetit te Tiranës në vitin 1979, me rezultate të shkëlqyera, me notë mesatare 9.8. Duke qënë e tillë, ajo u bë shpejt anëtare e katedrës së sëmundjeve te brendeshme që në vitin e tretë te Fakultetit si dhe u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Shkencor të Fakultetit. Së bashku me stafin e  profesoratit organizonte dhe drejtonte eventin më të rëndësishem shkencor te përvitshem në Fakultetin e Mjekesise, sesionin Shkencor Vjetor,ku paraqiteshin punimet më të mira shkencore te pë rbashkëta pedagog-studentelë. Pedagoge dhe nderkohe punoi edhe si mjeke specialiste e përkushtuar ndaj pacienteve prane Klinikës Universitare te Gastroenterologjise, QSUT N ënë Tereza për më se shumë se 35 vjet. Aktualisht punon në  dy spitale të mëdhenj private. Në  1979 u emërua në Poliklinikën e Pergjitheshme Nr.4,Tiranë, dhe me pas, me 1984 u tërhoq nga Klinika Universitare e Gastro-Hepatologjise,QSU Nënë Tereza dhe Fakulteti i Mjek ësisë.Ne vitin 1993 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.Eshtë  njohëse e tre gjuhëve te huaja(me dëshmi postuniversitare) si dhe TOEFL. Ka dhënë provime të  tjera pasuniversitare dhe ka kryer specializime pasuniversitare dhe kërkime shkencore,brënda dhe jashtë vendit. Ka qenë kordinatore për Shqipërine në dy projekte te Komunitetit Europian, MOSES II dhe MOSES III. Eshtë  autore dhe bashkëautore e shumë  artikujve shkencore dhe referateve në konferenca kombëtare ndërkombetare, në fushën e gastro-hepatologjisë si dhe shqipëruese e nje traktati amerikan, për të  sëmuret me sëmundje të melcisë, “Hepatiti, ky vrasës i heshtur”, i cili vjen për herë te parë në Shqipëri.

******************************************************************

 

Kush ështe femijeria dhe familja e Dr. Vigjilenca Demiraj? Prejardhja e Vigjilencës? Sa ndikim ka patur familja e saj shumë e arsimuar? Cfare vlerash ka trashë guar ajo nga familja e saj intelektuale? 

Nëna ime, Muazesi, vjen nga një familje e hereshme intelektuale tipike elbasanase dhe babai im Maliq Molloholli, studjuar në Stamboll për mesuesi, ka punuar si mësues dhe drejtor shkolle fillimisht në Dibër te Madhe, me pas në Kavaje dhe së fundmi ne Elbasan. Mamaja, në gjurmët e të atit, mbaroi shkollèn Normale te Elbasanit. Punoi në qytetin e Elbasanit, më pas transferohet si mësuese ne Tiranë pas martesës me tim ate, Ramiz Mustafa. Për aftesitë  e saj metodologjike si mësuese e dalluar, asaj i atribuohet titulli “Naim Frasheri”, një titull i lartë e vlerësimi për kontributin e saj të pashoq si mësuese e përkushtuar për edukimin e brezit te ri. Mamaja ime, ka qenë një mësuese, grua, familjare dhe nënë e përkushtuar e cila ishte e interesuar për cdo detaj të mirërritjes, edukimit e shkollimit tonë si femijë. Ishte nje grua energjike,shumë e mencur dhe me vision. Jemi tre femije, dy motra dhe një vella, te tre të  shkolluar dhe me arritje ne punë  dhe në jete. Një familje e bashkuar dhe vërtet model. Ne 1978 unë martohem me Z. Gëzim Demiraj, pedagog, shef departamenti prane fakultetit të inxhinierisë mekanike, universiteti Politeknik i Tiranës. Pak muaj pas martese, për merita të vecanta, ai dërgohet për studime post-universitare,doktoraturë, në Paris, në Fakultetin Pier&Mari Kyri, ku qëndroi 4 vjet. Për rezultate të shkëlqyera, ai vlerësohet atje në shkallen sipërore, ekselent. Pas 7 vitesh ne mundëm te kemi nje vajzë te quajtur Linda. Vajza tashmë ka krijuar familjen e saj. Fati e deshi qe unë te jetoja me familjen e prinderve te mi si dhe atë të bashkeshortit tim, mu bash në qender të Tiranës, aty sic e them shpesh me shaka, ku bie qendra e gravitetit të Tiranes…në downtown, sic thuhet sot… prapa Pallatit tè Kultures. Jeta ime është e lidhur me këte qytet të madhërishem dhe kaq te adhuruar e dashuruar për të gjithë ne ketu! Te dua pa masë Tirana ime! Atdheu im! Shqipëria ime!

 Dr. Vigjilenca, ju karakterizoheni nga cilësi dhe virtyte nga më të mirat për një grua dhe nje mjeke, ky eshtë jo vetem opinioni im, por nje opinion dhe me gjerë… i shumë miqve, kolegëve dhe pacientëve, ku keto të fundit madje kane arritur të të thurin vargje, poezi… Na fol per disa nga keto veti, qe ju çmoni me shumë e tek vetja juaj?

 

Së pari ajo që dua te them eshtë që unë e dashuroj, e adhuroj profesionin tim… si mjeke ndjehem krenare për përkushtimin dhe arritjet e mia. Sinqerisht gëzoj dhe lumturohem kur diagnostikoj dhe mjekoj saktë paciente që janë lodhur nëpër mjeke pa u diagnostikur dhe trajtuar sic duhet. Per të qënë realiste dhe mjeket janë si gishtat e duarve, nuk kanë  nivele te njëjta përgatitje dhe formimi… ngazellehem kur marr mesazhe e telefonata mirë njohje, falenderime të shumta. Së fundi para pak muajsh mora mirënjohje dhe përgezime indirekt nëpermjet një pacientit tim, nga nje profesor ne Qendren Onkolgjike në Milano, për vendosjen e një diagnoze tepër të rrallë pacientit tim. Kur marrë falenderime te sinqerta nga paciente ju them; ju merrni shëndetin dhe une kënaqësine e madhe që shpetova dhe shërova një njeri. Puna e mjekut është nga më  të bukurat sepse të jep sadisfaksion kur shikon që shëron njerëz, kur ato jetojnë shëndetshem dhe me cilesi jete! Kam parimin që ta shoh pacientin në tërësi, pra me te gjitha problemet qe ai ka, si ne sëmundje ashtu dhe në problematikat qe ai ka ne familje, punë e shoqeri… mundohem të futem në botën e tij të brendshme, që krahas mjekimit të bej dhe punën si psikologe, te shpjegoj jo vetëm sëmundjen nga e cila ai vuan por të punoj dhe të bëj edhe punën e psikoterapistes, pasi shpesh sëmundjet shoqërohen dhe me problem neurotike. Ja pse është kaq e vështire, por dhe kaq i bukur, profesioni i mjekut. Unë them shpesh- ose futju,ose mos ju fut ketij profesioni, vecse për nje diplomè. Po nuk e dashurove këtë e profesion te bukur e human, më mire mos ju fut fare, mos merr ne qafë njerez të pafajshem!

Po kështu dhe puna me studentèt, ne rolin e pedagoges por edhe këshillueses duke ruajtur raportin pedagog-student. I kuptoj problematikat e moshës, mundohem te mos jem e ashpër, por ama këerkuese bazuar në parimin qe, provimi merret por nuk jepet. Leksionet i bëj interactive,sa me interesante me shembuj nga praktika, bashkëbiseduese, për të qènë sa me tërheqese per studentin,dhe jo të mërziteshme.

Ne shoqëri mundohem që  me shoqe dhe miq te jem sa me tolerante,ta pranoj tjetrin me të mirat dhe të keqiat ashtu sikurse jam edhe vet. Jam optimiste për jetën dhe kete ju a transmetoj dhe atyre.

Investimi juaj për formimin professional dhe intelektual ka qënë  Fakulteti i Mjekesise. Mund te na flisni dicka rreth diplomimit dhe profesionit tuaj të mjekes?

Jam diplomuarnë Fakultetin e Mjekësise se Përgjithshme në  vitin 1979. Nga ky vit kam filluar të punoj si mjeke pathologe, pranë Poliklinikes N.4 në Tiranë, për 4 vjet dhe më pas u transferova në Qëndren Spitalore Universitare Nënë Tereza deri në përfundim të karrieres sime në nje institucion shtetëror dhe në 1990 pranë Fakultetit te Mjekësisë dhe Fakultetit të Infermjeristikës te Universiteti të Tiranës. Kam dhenë 8 provime post-universitare,nga keto tre gjuhe te huaja+ Toefl si dhe kam kryer kurse post-universitare,specializime në fushën didaktike si lektore, dhe kërkuese shkencore Brenda dhe jashtë vendit ne fillim ne Kliniken e Gastro-Hepatologjise,QSU-N.Tereza Firenze, Padova(Itali),Sloveni,Canada(Vancouver,Toronto),Croatia. Kam qënë kordinatore për Shqiperinë në dy projekte të Komunitetit Europian.

Profesioni i mjekut ështe  sa profesion sa i nderuar aq dhe i veshtirë, i cili kerkon humanizëm, përkushtim të madh dhe sensibilitet sepse ke të bësh me jetë njerëzore, cilësi që keto juve nuk ju mungojnë, disa detaje ju lutem?

Profesioni i mjekut është  një  profesion sa i bukur aq dhe i veshtirë, por në fund të jep aq shume kënaqësi kur ti bekohesh dhe falenderohesh pa kufi për rezultatin e punës tende-sh ërimin e pacientit. Shpesh ndodh që  ti e vuan bashkë me pacientin atë situate shendetesore të veshtirë te tij, e mbart me vehte edhe ne familje, duke e ndarë e me to kete moment shendetesor te pacientit me familjaret e tu. Te punosh si mjeke me pë erkushtim,do te thote të  privohesh nga shumë  momente familjare sepse të duhet të ulesh të lexosh për nje problematik të caktuar të e pacientit, për te cilen të duhet te ballafaqohesh me studimet më të  fundit për atë problem.S’ka kenaqësi më te madhe kur ti merr suksesin, arrin rezultat pozitiv në diagnostikim dhe trajtim korrekt të sëmurit.

Jeni nje grua e rrallë mjaft e qetë, e embel dhe kulturuar, dhe me nje dashamirësi te madhe. Biseda me ju më  ka lënë shumë mbresa. Zgjedhja juaj për të ushtruar profesionin dhe per t’u rritur profesionalisht në vendin tuaj Shqiperië eshte për ta vlerësuar.Cilat janë arësyet e kësaj zgjedhje?

Asnjeherë nuk ja kam ushqyer vehtes që të largohem nga vendi im, për një  përfitim financiar dhe rehati me shumë, edhe pse mu propozua madje u vendos edhe paga mujore përkatese gjatë kohës që isha ne nje specializim kerkimor shkencore ne Itali, me bursë nga Komuniteti Europian dhe, po keshtu i mundësuan punë si pedagog edhe bashkëshortit, meqë kishte studjuar në Paris. Pak vite me vone m’u bë i njejti propozim, por tashmë në Amerike, New York. Nëse largohemi nga vendi ynë kush do të punoj për këtë popull,kush do të pergatisë kontigjentin e studentëve dhe specializantëve, si mjekë të së ardhmes, kush do ta bejè ketë vend… jo s’duhet të behemi egoiste.

 A e ka ngacmuar ndërgjegjen ambicia juaj pozitive, dhe a ka rritur kjo respektin për profesionin si mjeke, pedagoge dhe studiuese shkencore, përballë shume sfidave dhe veshtiresi, të qenurit grua, nënë dhe mjeke, duke i mirëmenaxhuar te gjitha keto, në një nivel për t’u admiruar… ku e ka gjetur ketë impuls dhe vullnet Vigjilènca?

Edhe pse pa dëshire (deshira e prindërve), pasi nga natyra jam e ndjeshme dhe emotive, nuk kisha parë  ndonjihere kadavra, fillova studimet në Fakultetin e Mjekësise. Duke qënë se mamaja ime ishte mësuese metodiste na kishte edukuar ne fëmijeve të saj, për të qëne studjues sistematik dhe ekzigjent ndaj vehtes, për të qënë  ndër më të mirët. Prinderit na mësuan që të kemi vizion për të ardhmen, për te arritur qellimet e caktuara! Në shoqëri kam qenë gjithmonë pozicionuar me deshirën e mirë për të ndihmuar këdo. Ne shtëpi, gjatë kohes së fakultetit, vinin shpesh shoqe per konsultime. Fakti që u fejova në fakultet më shtoi impenjimin më shumë pèr te studjuar per te mos r ënë poshte10-tës, pasi kjo do të me bënte të ndjehesha keq. Fillimisht punova si mjeke e më pas edhe si pedagoge e Fakultetit të Mjekesisë.Kjo gjë ma shtoj angazhimin dhe impenjimin tim ne këto fusha. Ndërkohë pas mbarimit të fakultetit fillova të jepja provime postuniversitare, për të investuar më shume në përgatitjen time profesionale. Në  ketë  periudhe jetoja me prindërit e tim shoqi, të cilet ishin të moshuar dhe të sëmurë, keshtu që isha e impenjuar dhe me to. Disa vite më pas u gëzuam me nje fëmije, vajze, e cila na e mbushi jetën ne familje me cicërima dhe gëzime. Sot ajo ëshë  rritur dhe ka krijuar një familje te bukur. Pas disa vitesh specializimesh didaktike, shkencore dhe studimesh kërkimore mbrojta graden e Doktores se Shkencave. Sado angazhime, preokupacione e halle familjare, kurrè nuk e dhashë veten, por gjithmonë buza gaz pranë pacientit.

Suksesi juaj si mjeke i ka kaluar kufijtë e vendit, integriteti i lartë professional, puna juaj shoqerohet me studime shkencore me  botime dhe referenca artikujsh,  sa jeni ndjerë e vlerësuar në Shqipëri dhe jashtë saj?

Mendoj se nuk më kanë munguar vlerësimet nga ana e profesoreve të mi, kolegëve, pacienteve e studentëve ndër vite. Një vlerësim i merituar ishte kur me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, u caktova si kryetare e delegacionit shqiptar në fushën e shëndetësise, në Konferencën e Parë për Europën Juglindore “Mbi Abuzimin Medikamentoz” qe u mbajt me 11 Dhjetor 1991 në Athinë, ku dhe mbajta fjalën si vendpjesëmarrës. Apo kur ESMO, kjo organizatë e rëndesishme botërore, me propozoi te isha i National Representativ për Shqipërine në  bordin drejtues të saj. Po ashtu kur unë u perfshiva si Kordinatore e Shqipërise në  dy projekte të Komunitetit Europian, MOSES II dhe MOSES III ne 2006 dhe 2008. Sigurisht keto kanë qënë vlerësime dhe kenaqësi e vecantë për mua.

Cili është raporti që  ju keni me vehten, profesionin dhe angazhimi juaj jashtë kësaj fushe, që ju i keni kushtuar jo pak kohë në jeten tuaj, po për komunitetin e gruas, si e shihni stadin e saj të zhvillimit në shoqërinë shqiptare sot?

Raporti me vehten ka qëne gjithmonë optimal, kam vlerësuar vehten për ate që une jam, me vlerat që une mbart, por sigurisht me thjeshtësi, pa mendjemadhësi, pa bëre kompromis me veten,gjithmon kritike ndaj vehtes,per tu ndjerë sa më  mirë, në raport me të tjeret. Parimi im  është ‘pranoje tjetrin ashtu siç është, me tē mirat e te metat e tij’, sikurse dhe ne sjemi te përsosur. Duke qënë kërkuese gjithnje e më  shumë ndaj vetes unë pervec se jepja kontributin tim si mjeke duke mbuluar degën e shëndetesisë ne organizatën e grave shqiptare që u krijua rreth viteve 93-94, themelova nje Shoqatë jo fitimprurese dhe joqeveritare ne vitet 97-98 me emërtesen ”Shendet për te Gjithe” ku në nje projekt të financuar nga USAID, restauruam dhe rindërtuam një kopësht fëmijesh ne Allias, i cili ishte krejtësisht i amortizuar dhe d ëmtuar. Jam anëtare e Shoqates së Grave Biznesmene ku mbuloj sektorin e Shëndetësisë.Jam anëtare ne pesë organizma botërore të shëndetësisë.

Puna juaj, arritjet tuaja, humanizmi juaj  i lartë që trasmetoni me punen tuaj flet për një grua me personalitet te spikatur, a mund të më  spjegoni kuptimin filozofik te viteve të shkuara ne lidhje me profesionin grua dhe evolucionin e tyre?

Në jetën time asnjèhere nuk kam patur komplekse inferioriteti te qënurit grua… sigurisht mentaliteti ekziston akoma në masën e burrave, ne vendin tone. Kur me pyesin se si kam arritur te pozicionohem dhe të jem kjo që jam sot, në  profesion dhe ne jetë, une ju pergjgjem ‘Me Pune dhe Vullnet”! Pse do thoni juve, sepse është ajo që citova më siper që disa burra kërkojne të nënështrojnë, të të shkelin, të tè injorojne kur shohin që një femer kërkon te ece, përparoj dhe të kete epërsi mbi to. Sapo shohin që një femër kërkon te kaloj pragun ato i ”shpallin luftë”… kerkojnë t’i thonë ‘Ndal’. Per të treguar qe ti ke vlera, ke cilësi, ndoshta edhe më shumë se ai, se ata… duhet tu tregosh ‘dhèmbet”. Me kete dua te them që  ne duhet të jemi të pathyeshme, rigoroze dhe insistuese per të arritur qellimin final.

Ju si mjeke po ngrini vazhdimisht zërin ne median e shkruar dhe televizive se si mund të sfidohet kjo situatë e rënduar virusale dhe cfarë apeli keni ju per t’u ruajtur nga ky virus kaq i egër, qe quhet Covid-19?

Po jetojme në një kohë kovidiane, ku virusi vdekjeprurës shkatoi një emergjence te rënde globale. Por, pavarësisht kësaj, nuk ka asgjë te pamundur në ketë bote. Binomi mjek-pacient është shume i rëndë sishëm për të sfiduar këtë virus mizor, në ruajtje dhe përkujdesje të shëndetit të njeriut.

Në perditshmërine tone, ne si mjeke, po hasim shumë raste me simptoma atipike, pra jo të zakonshme për këtë virus, te cilat shpesh i bëjnë njerezit t’i neglizhojnë ose t’i konsiderojnë ato si shënja kalimtare te një virusi stinor dhe jo vetem, ndryshe nga shenjat e zakonshme të  ketij virusi, si; temperaturë ethe, kollë e me sekrecione, marrje fryme dhe frymemarje e shpeshtë, dhimbje gjoksi, humbje e nuhatjes dhe e shijes… Jo,do të gabohen thelle nese neglizhojne, ndaj, do t’i këshilloja qe të jenë të vemendshem ndaj simptomave tashmë  të njohura etj. Nese i keni keto shenja qoftë dhe disa prej tyre kërkoni ndihmën mjekesore! Porosia e vecante për t’u ruajtur nga ky virus është: KUJDES, KUJDES, ruani distancën, vendosni maskën si në ambjente te mbyllura ashtu edhe jashtë tyre, larg vatrave ku ky virus është prezente, lani dhe desinfektoni duart vazhdimisht! Keshillohuni me mjekun e familjes.

 

 

 

 

Please follow and like us: