Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: ERËMÍM

Ç’aromë…
Ç’aromë atyre mureve!
Erëmójnë myshqet gurëve…
Erëmón portë e drunjtë.
Erëmójnë duart e nanásë mbi perde, peróndave mbetur…
Erëmón dhe baltë e trëndafilit të vdekur.
(Ah, trëndafili… që më ndiqte avllisë e gajasej me mua)…
Erëmón tmerrësisht dhe një mën gjysmë prerë, dimrash i mardhur.
Dhe kashtë e kasolles me thupra bri hënës varur.
Ç’aromë…
Ç’aromë atje!
Dhe unë erëmój…
Në çapa fëmije,
Mes tyre përmallur.
 – 2019 –
Please follow and like us: