Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: 100-vjetori i lindjes së poetit Luka Perrone

Luka Perrone (27 mars 2920-27 maj 1984), arbëresh nga Frascineto e Kalabrisë, është një nga poetët më të rëndësishëm në gjuhën shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.
E kam zë të veçantë në monografinë time për poezinë e re arbëreshe të shek. XX, monografi me titull “Përtej një apokalipsi”, kam botuar një studim, “Mbledhësi i Dërrudhëzave”, kam përgatitur e publikuar me shënime një cikël prej 20 poezish në revistën “Alef”, të G Çoçolit.
Për mua Luka Perrone ende po mbetet një poet që duhet ridimensionuar nga mendimi kritik.
Luca Perrone, sa qe gjallë, ka shkruar e botuar librat me poezi: Lule shkëmbi, Hija e ariut, Vjershe Lirie, Dërrudhëz…
Ka kërryer edhe dy libra me folklor, me përralla, nën titullin “Novellistica Ilalo-Albanese”.
Në Shqipëri është botuar përmbledhja “Lule shkëmbi”, 1985, zgjedhur, përgatitur nga prof Gjovalin Shkurtaj.
Në Kozencë, më 1999, nga A. N. Berisha, u botua përmbledhja e zgjedhur e Perrones “Ujëvarë lotngrirë’.
Në Kosovë përfaqësohet në antologjinë e poezisë arbëreshe “Rrënjë e fortë”, (dy botime) të përgatitur nga prof Rexhep Smajli dhe në Shqipëri përfshihet në Antologjitë e poezisë arbëreshe të prof Nasho Jorgaqit.
Në takimin e djeshëm, datë 10 .12. 2020, kisha nderin të jem i ftuar nga QSPA, të flas për poetin Luka Perrone, në krah të kolegëve të mi më të rinj, si: prof. Ymer Çiraku, prof. Diana Jup Kastrati, prof. Persida Asllani, Kastriot Gjika, Laura Smaqi, Vilma Jazexhiu Proko, etj.
Kjo bisedë on line u bë nën monitorimin e dr. Jolanda Lilës; isha në ambientet e QSPA, në Sky Tauer, në krah të asaj.
E falënderoj për ftesën Qendren e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
Kur dola nga kjo bisedë virtuale, nga ky takim on line, (on line për të tjerët, se unë isha në zyrat e e Qendrës për studime Arbëreshe), mendova se diçka mungonte….
Në këtë bisedë virtuale, ne kete takim nen pandemi, por nje bisede e frutshme për poetin Luca Perrone, nuk di pse munguan Franko Altimari i Universitetit të Kalabrisë, prof. Mateo Mandala, te dy miq dhe studiues të shquar të letrave shqipe.
Për më tepër prof Francesk Altimari është dhëndërr i poetit Luka Perrone
Please follow and like us: