Albspirit

Media/News/Publishing

Ali Ibër Neza, ndër figurat kryesore të Lidhjes së Prizrenit

Ali Ibra (Shipshan, 1835 – Slivovë, 20 prill 1881) qe ndër figurat kryesore të Lidhjes së Prizrenit, qëndroi i patundur për synimet autonomiste deri në fund.
U lind në Shipshan të Malësisë se Gjakovës (sot Rrethi i Tropojës),kryetar i fisit të Gashit.
U lind në vitin 1835 në një kullë në Buçaj të fshatit Shipshan Malësisë se Gjakovës (sot Rrethi i Tropojës),kryetar i fisit të Gashit.
Ai ishte ndër luftëtarët e shquar të rrethit në mbrojtje të territoreve shqiptare, ku që në moshën 20 vjeçe luftoi për kombin. Ali Ibra ishte delegat në moshën 43 vjeçare në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku luajti një rol të rëndësishëm në këtë kuvend kombëtar. Nga fundi i Lidhjes, Ali Ibra së bashku me Sulejman agë Vokshin qëndruan të patundur ndaj synimeve të tyre autonomiste.
Mori pjesë në luftra të shumta si ajo e Plavës, Gucisë, Moraçës etj. Në beteja të shumta, si ajo e Plavës dhe Gucisë që u zhvillua në muajt nëntor – dhjetor të vitit 1879, Ali Ibra ishte komandant i luftëtarëve tropojanë në luftë me malazezët. Ali Ibër Neza vdiq në vitin 1900 në fshatin Osek, në afërsi të Gjakovës.
Please follow and like us: