Albspirit

Media/News/Publishing

Ka edhe më të shkarë se konspiracionistët/menderatorët shqiptarë, ja ç’thotë për vaksinat presidenti i një shteti të madh

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka nisur një sulm ndaj vaksinave të koronavirusit të prodhuara nga kompanitë amerikanë. Së fundmi, ai është shprehur se vaksina Pfizer-BioNTech mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë ose zonja t’i bëjë me mjekër. Lideri brazilian i ekstremit të djathtë ka qenë skeptik ndaj pandemisë koronavirusit qëkur e quajti atë “një grip i lehtë”. Këtë javë ai këmbënguli se nuk do të vaksinohej, edhe pse vendi ka nisur programin e vaksinimit masiv. “Në kontratën e Pfizer thuhet shumë e qartë:  “ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë efekt anësor”. Nëse kthehesh në një krokodil, është problemi yt”,  tha Bolsonaro. Vaksina prej muajsh po përdor në Brazil. “Nëse bëheni mbinjerëzorë, nëse një gruaje fillon t’i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me zë femëror, ata nuk mbajnë përgjegjësi “, tha ai, duke iu referuar prodhuesve të ilaçeve. Kur nisi fushata e imunizimit të mërkurën, Bolsonaro gjithashtu tha se vaksina do të ishte falas por jo e detyrueshme. Por Gjykata e Lartë të enjten vendosi që vaksina ishte e detyrueshme. Kjo do të thotë që autoritetet mund të gjobisin njerëzit për mos vaksinim dhe t’i ndalojnë ata në hapësira të caktuara publike, por jo t’i detyrojnë ta bëjnë injeksionin. Brazili ka regjistruar më shumë se 7.1 milion raste dhe pothuajse 185 000 vdekje nga Covid-19. Vetë Bolsonaro u infektua në korrik, por u shërua brenda tre javësh.

https://www.ndtv.com/world-news/brazilian-president-jair-bolsonaro-covid-19-vaccine-can-turn-people-into-crocodiles-2340736

Please follow and like us: