Albspirit

Media/News/Publishing

Odiseas ELITIS: E KALTËR E THELLË

Të morën mësysh nuset e fundarit
Erinitë e bardha të mistralit
Zilinë e trupit duke ndezur
Por kur endëset e diellit vunë buzën në gaz
Ato që lakmonin një lazmim tokësor
Pambarimit befas ti i more ngjyrën.
Tashti tek shkel unë ndër shpate
Boçeve që shtroi duke fryrë
Era yshtëse me buzë të kaltërreme
Teksa shkas pishave të tatëpjetës
Dhe shtrij flatrat vështrimit tënd të pafund
Teksa i gjej gojës së murrlanit një psalm që t’i shkojë
Më ndriçon gotulla mërmërimën e thellë të rërës
Dhe shoh lule që rrëzohen ujërave të kthjellët
Leshterikë zeshkanë në nanuritjen e pëshpërimës
Shtamba të duruara në dritaret e Egjeut.
Dhe shoh veçse një zog përshkënditës
Teksa e pi enigma e përqafimit tënd
Njëlloj siç pi agullima natën
Dhe shkëlqimin fytyrat e shtatoreve.
Përktheu Romeo Çollaku
Please follow and like us: