Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Rusi: MBRËMJA IME

Ti mbrëmje qëndro me mua,
M’i hidh duart në qafë,
Përqafomë!
Kam nevojë që pikërisht
Ti të më duash,
(Të tjerët më kanë tradhëtuar
Ose do të më tradhëtojnë!)
Qendro me mua ,të lutem,
Hidhe xhaketën time krahëve,
Po të kesh ftohtë!
Të dy bashkë ne mund të krijojmë
një tjetër dashuri,
Mund të ngremë nga fillimi
Një tjetër botë!
Ti mbrëmje qendro me mua,
Dua të vdes me kokën
Mbi supin e muzgut!
Kam nevojë që pikërisht
Sonte të më duash,
Që edhe absurdi ynë
të jetë i bukur!
Please follow and like us: