Albspirit

Media/News/Publishing

Pas 87 vitesh, SHBA dhe Shqipëria nënshkruajnë traktatin e ekstradimit

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim nënshkroi sot me ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjoni, traktatin mes dy vendeve për ekstradim.

Kim tha se traktati do të shërbejë për të kapur kriminelët që fshihen pas kufijve.

Ajo u shpreh sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane. Kim deklaroi se SHBA do të jetë krah Shqipërisë  duke nxitur punën e SPAK dhe BKH, ndërsa theksoi se partneriteti mes dy vendeve do të jetë afatgjatë.

“Është një nder i madh për mua të nënshkruajmë këtë traktat që modernizon atë të 87 viteve më parë në Tiranë. Ishte një kohë kur Shqipëria ishte mbretëri dhe jo republikë. Fushë veprimi është zgjeruar. Ky traktat siguron një tjetër armë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë duke u fshehur pas kufijve. Ata do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane.

SHBA do të jenë krah Shqipërisë. Ne nxisim punën e SPAK në vendosjen e përparësive. Ne po punojmë edhe me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj duke ndihmuar në zgjedhjen e më të mirëve. Ndihma që SPAK të funksionojë plotësisht është prioritet për SHBA. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ajo që SHBA pret por ajo që meritojnë shqiptarët. Vlerësoj përpjekjet dy palëshe për këtë marrëveshje historike. Partneriteti ynë është jetëgjatë dhe miqësia jonë është e qëndrueshme. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh Kim.

Please follow and like us: