Albspirit

Media/News/Publishing

Miliarderi rus Sosin i soset jeta në rrethana misterioze në Zanzibar

Një miliarder i njohur rus është gjetur i vdekur në Zanzibar në rrethana misterioze. 53-vjeçari Igor Sosin, u rikuperua nga koronavirusi në fillim të këtij viti, por humbi jetën pas një festë ku kishte marrë pjesë me vajzën e tij Taisia, 18 vjeç dhe një grua të panjohur. Sipas familjarëve, Sosin humbi jetën në gjumë, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende. Sosin ishte i njohur për shpenzimet marramendëse dhe jetën e luksit. Një herë shpenzoi disa milionë paund për një koleksion fustanesh që i përkisnin Sharon Stone të cilat ia dhuroi një prej grave të tij. Familja e bisnesmenit është goditur nga një tjetër tragjedi, pasi djali i tij, Egor, në atë kohë 19 vjeç, mbyti nënën e tij me një kabllo karikuesi telefoni. Egor nuk u përball me drejtësinë pasi u diagnostikua me një ‘çrregullim akut mendor’.

Please follow and like us: