Albspirit

Media/News/Publishing

‘Albanian Excellence’ vjen me këngën “Silent Night”, një këngë botërore kushtuar paqes e dashurisë njerëzore

‘Albanian Excellence’ realizói këtë fund viti me orkestrën e saj, këngën “Silent Night”, një këngë botërore, kushtuar paqes e dashurisë njerëzore e për një vit sa më të mbarë, pas situatës së krijuar nga Covid -19. Me ide të shkrimtares dhe publicists Flora Nikolla, 20 instrumentistë shqiptarë nga e gjithë bota, pjesë e orkestrës ‘Albanian Excellence’ nga vitit 2018 kur u krijua, vullnetarisht interpretuan këtë këngë, të interpretuar mjeshtërisht nga Nju Jorku, nga Dëshira Ahmeti-Soprano dhe Kreshnik Zhabjaku-bariton. Kënga u realizua nga Valon Dervishi, regjizor nga Struga, me banim në Nju Jork, SHBA; aranxhimi muzikor nga Aldred Isallari-Itali dhe produksioni nga Flora Nikolla. Kjo këngë është e dyta në radhë që orkestra ‘Albanian Excellence’ realizón gjatë vitit 2020, kushtuar situatës së krijuar nga Covid 19. Në prill u realizoa kënga ‘Lule Borë’, si një homazh për personelin mjekësor kudo në botë që është në luftë kundër Covid-19.

“Silent night”, nga orkestra Albanian Excellence, bekim për vitin 2021!

 

Please follow and like us: