Albspirit

Media/News/Publishing

Bullizmi në kohë pandemie

Në këtë atmosferë të ëmbël festash Egos vjen përsëri pranë jush! Pas suksesit të padiskutueshëm të kuvendit tonë të parë dhe pas kërkesave tuaja të vazhdueshme, një event i dytë vjen tashmë në gjuhën shqipe më 26.12.2020 ora 18:00-21:00. Me të ftuar tepër të veçantë, njerëz të suksesshëm dhe me shumë vlera të cilët Komuniteti Egos është shumë i lumtur t’i prezantojë:

•ANILA KABA BASHLLARI-themeluese e kompanisë “Beyond Limits”, anëtare e ‘John Maxwell International Team’ dhe personal & business coach, trajnuese në lidership dhe komunikim efektiv.

•EDIT CURRI-gazetare e mirënjohur, përkrahëse e të drejtave të njeriut dhe shumë temave sociale si dhuna në familje apo abuzimet seksuale.

•ELONA KATARO- kryetre e OJQ-së “Jeta”në Greqi, gazetare e kualifikuar me përvojë të gjerë lidhur me problematikat e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

•AURORA DOLLENBERG-kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Mjeke e specializuar në shumë fusha.

•VALENTINA TELHAJ-psikologe dhe psikoterapiste. Ka kryer shumë specializime brenda dhe jashtë vendit dhe është pjesëmarrëse e një sërë workshopesh.

•ANISA HYSESANI-trajnere për të drejtat e njeriut, eksperte për research dhe development, eksperiencë shumëvjeçare në shoqërinë civile dhe administratë.

•SALIE GAJTANI OSMANKAQ-redaktore dhe gazetare në të përditshmen “Koha Ditore” si dhe mësimdhënëse në dy shkolla të Prishtinës.

•IRIS BALLI HAJDINAJ-mësuese e gjuhës shqipe në Komunitetin Shqiptar në Greqi. Vlerësuar si ‘Ambasadore e Kombit’ nga Ministria e shtetit për Diasporën.

•NISRET BUJARI-asembleist në Baden, Austri si dhe fitues i shumë posteve të rëndësishme në të njëjtin vend. •FATIME MENALLA-gazetare dhe moderator,në Munsterit, Gjermani.

•MARSELA KOÇI-kryetare e lëvizjes atdhetare ‘Krahët e Shqipes’ dhe përfaqësuese e Komunitetit Egos Angli.

•DENIS GAFURI-MBA ne administrim biznesi, anëtar i këshillit vlerësues të ‘Superbrands 2020’.

•HAJRIZ MAMAJ-pedagog social, profesor i gjuhës shqipe dhe gazetar në Berlin, Gjermani.

•MAJLINDA KETA-lektore e filozofisë së edukimit në UT, fituese e gradës shkencore “Doktor për Filozofi”

•AURELA AGALLIU-psikologe, terapiste dhe konsulente karriere; president e Mental Coach Albania.•LAURETA ROSHI-psikoterapiste dhe eksperte kominikimi; e angazhuar në media si gazetare në çështje sociale, politike. •MUZAFER SULEJMANI-CEO i kompanisë pcwebsolution.fi, profesionalist në fushën e IT, operon në Finlandë •INA KASIMATI-mësuese bio-kimie, trajnere për “Fuqizimin e të rinjve dhe barazinë gjinore”.

•RAGIP THAQI-kryetar i Këshillit të mësuesve shqiptarë në Veneto, mësues vullnetar pranë shoqatës “Bashkimi kombëtar”.

•KEJVI MICI-themeluesi i Komunitetit Egos, pjesëmarrës dhe organizator në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe iniciues i këtij eventi. Nxitoni!

Ka ende edhe pak kohë për t’u bashkuar e për të qenë pjesë e eventit më të madh të këtij viti.

Please follow and like us: