Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe Qosja, Nderi Kombit dhe kryetar nderi i ‘Labërisë’ flet për korigjimin e kufijve të Kosovës

Akademiku kosovar Rexhep Qosja është pro idesë së korrigjimit të kufirit. Mirëpo, Qosja thotë se kjo nuk është terminologjia e duhur. Sipas tij, kjo i bie shkëmbim territoresh dhe e sheh si zgjidhjen me të mirë të problemeve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Akademiku mbështet idenë e ndryshimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por sqaron keqkuptimet që janë hasur në këtë proces. “Keqkuptim të veçantë të çështjes së shkëmbimit të territoreve përfaqëson togfjalëshi ndarje e Kosovës. Me këtë togfjalësh në disa raste synohet zhvlerësimi i skajshëm i çështjes së shkëmbimit të territoreve, i korrigjimit të kufijve, i lëvizjes së kufijve, që në asnjë rast nuk kanë qëllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes së Kosovës”, ka thënë Qosja.

Pas sqarimeve, akademik Qosja tregoi pse është pro këtij projekti, që sipas tij ka ardhur nga intelektualët shqiptarë, jo nga Serbia.

“Shkëmbimi i territoreve: I veriut të Mitrovicës, natyrisht pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ishte zgjidhja politike, shtetërore e kombëtare, domethënë do të ishte zgjidhja historike e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”, vlerëson Qosja.

 

Rexhep Qosja sqaron pse është për korrigjimin e kufijve

Please follow and like us: