Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: EDHE KADARE KA QENË FËMIJË

Edhe Kadare
Ka qenë fëmijë
Si unë, si ti
Edhe ai
Sytë me det
Në një bankë
Me simpatinë e vet
Ia ka vizatuar
Vetullat në fletore
E me të
Si unë me Anilën
Përherë në shëtitore
Në shpinë të plepit
Që këndon e flet
Kanë gdhendur me zemra
Emrat e vet
Kur është vonuar
Nëna e ka qortuar
Si mua
Ku e lodhe ditën
Gjyshi i tij
Ka qeshur si gjyshi im
Nuse moj, dritë yllësie
S`i s`ia sheh djalit rritën.
Please follow and like us: