Albspirit

Media/News/Publishing

Trump kopjon politikanët shqiptarë, bën thirrje për protestë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kopjon politikanët shqiptarë dhe ka thirrur një protesë në datë 6 janar. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Trump ka ripërsëritur thirrjen për protesta. Ndër të tjera ai ka theksuar se duhet ndalur vjedhje e votave. Kjo nuk është thirrja e parë që Trump u bënë amerikanëve.

“Statistikisht është e pamundur të kemi humbur zgjedhjet e 2020. Do të ketë një protestë të madhe më 6 janar, Ejani atje. Do të jetë një protestë e egër”, -ka bërë thirrje Trump në ‘Twitter’ që në muajin dhjetor, një thirrje që e ka përsëritur herë pas here, teksa pretendon se zgjedhjet e 2020 u manipuluan dhe se fitues nuk është Biden por vetë ai.

Trump ka humbur zgjedhjet presidenciale përballë Joe Biden pak kohë më parë, por siç duket nuk e pranon ende rezultatin.

Please follow and like us: