Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Diellit tim

 

Ti që më erdhe si Diell në jetën time,

E ma mbushe zemrën plotë

Nëna të do

Aq shumë sa nuk di si ta them

Si një dritë ndriçove shpirtin tim

E unë të mbaj në gjiun tim

Diell je për mua

E çdo ditë kur zgjohem me ty

Rilindi…

Dielli im

I bukuri diell

Ti që freski i solle jetës sime

Ti që ma mbushe plotë zemrën time.

Please follow and like us: