Albspirit

Media/News/Publishing

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula

Inva Mula është këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. U lind në Tiranë, më 27 qershor të vitit 1963. Babai i saj, Avni Mula shqiptar nga Gjakova dhe nëna Nina Mula, ruse, ishin gjithashtu këngëtarë në opera.

Ajo filloi karrierën e sopranos në një moshë shumë të vogël. Koncertin e saj të parë e dha kur ishte vetëm 5 vjeç.

Në moshën 16 vjeçare ajo merr mësime nga e ëma e saj, Nina Mula.

Që nga viti 1992 ajo zhvendoset në Francë. Triumfoi në 1993, në konkursin “Placido Domingo” dhe që aty fillon një bashkëpunim të ngushtë me maestron e madh. Pikërisht këtu fillon karriera e saj ndërkombëtare, fillimisht në operën e Avignon, pastaj Los Angeles, Bonn, Washington, Chicago e New York. Bashkëpunime të mëtejshme me emra të mëdha në fushën operistike, si me baritonin Leo Nucci apo maestron Ricardo Muti në teatrin e la Scales në Milano, i hapin rrugën suksesit të saj të mëtejshëm në Itali. Ajo u ftua të këndonte Violetën për hapjen e teatrit Arcimoldo në Milano, sukses ky që i sjell angazhime të tjera në Itali.

Deri më sot Inva ka marrë shume çmime, si edhe dashurinë e mbarë publikut, si shqiptar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe kënget e saj janë bërë moto e mbarë gjeneratave.

1987: Fitoi konkursin e “Këngës Shqiptare” në Tiranë;

1988: Fitoi konkursin “George Enesku” në Bukuresht;

1992: Fitoi konkursin “Butterfly” në Barcelonë;

1996: Ka marrë pjesë në operën “Medee” të Luigi Cherubini-t në Francë;

1998: Rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”;

1997: Në filmin “Elementi i pestë”  i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris.

2001: Ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto;

2007: Luajti Norinë-n e parë në “L’elisir d’amore” në Toulouse të Francës.

28 Nëntor 2012: Ka realizuar koncertin “Rrugëtimi i Kombit” në Pallatin e Kongreseve.

2016: Në muajin maj me TOB interpreton dhe vë në skenë operën “Pagliacci” të kompozitorit italian Leoncavallo. Për herë të parë si regjisore e spektaklit, por jo për të filluar një karrierë të re, atë si regjisore, por për të realizuar dhe konceptuar një produksion, i cili është frut i eksperiencës dhe vizionit të Invës, të spektaklit nga fillimi në fund. Një sfidë e re në karrierën e saj.

ÇMIME & NDERIME

  • 1987 – Fitoi konkursin “Tefta Tashko Koço” & shpallet si këngëtarja më e mirë e operës për vitin 1987. Që këtu, filloi të shfaqet nëpër koncerte ndërkombëtare.
  • 1990 – Fitoi çmimin “Zhorzh Enesko”, më pas Madamme Butterfly në Barcelonë.
  • Sopranos Inva Mula i  është akorduar titulli i lartë “Nder i kombit” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me motivacionin: “Figurë e shquar e artit dhe kulturës shqiptare, e cila me zërin, artin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm pushtoi skenat më prestigjioze botërore, duke u bërë, njëherazi, një dritë në terrin informativ të botës për Shqipërinë e duke u shndërruar në imazh të vlerave të saj, si një vend me kulturë të lashtë, me histori, dhe me tradita të pasura”.
Please follow and like us: